Flash

Manipulimi i madh i News 24/ Rama fillon punë si regjizor i Real Story

Lapsi.al 21 May 2020
Manipulimi i madh i News 24/ Rama fillon punë si regjizor i Real Story

Kushdo që ka dashur të ndjekë sonte debatin e kryeministrit me gazetarët për shembjen barbare të Teatrit Kombëtar ka mbetur i habitur kur ka parë regjinë dhe skenografinë e emisionit. Gazetari Sokol Balla kishte lënë studion e tij dhe ishte vendosur në godinën e rikonstruktuar të Operas, pikërisht aty ku Rama zgjodhi të bëjë një vizitë propagandistike ndërsa në bulevard zhvillohej protesta e parë e artistëve.

Edhe në rastin e parë edhe në ndryshimin e studios së emisionit manipulimi ishte i njëjtë: Duhej treguar se lideri suprem nuk është vetëm ai që shkallmon e dhunon protestuesit dhe fut fadromat në mesnatë, por edhe ai që ndërton dhe rinovon si në këtë rast.

Ky manipulim skandaloz ka dy aspekte. Nga njëra anë ai përdhos institucionin ende të virgjër të drejtuar nga Zana Çela. Si mundet që në një vend që ende nuk e ka shpallur me ligj diktaturën, një drejtoreshë opere pa bërë inagurimin apo shfaqen e parë, ta dhurojë mjedisin e saj për aktivitetin politik të shefit të qeverisë?

Përsheshi i radhës..."/ Rama provokon pak metra larg protestës ...

Ndoshta sepse Rama e konsideron veten edhe më të rëndësishëm se Saimir Pirgu apo Ermonela Jaho në skenën operistike. Mendoni pak sikur ende pa e shkelur artistët, opera e Vienës apo La Scala të kthehej në teatër politike.

Manipulimi i dytë dhe më i rëndë është ai i televizionit News 24 që parashutoi në sallën e zgjedhur nga Rama edhe drejtuesin e vet Robert Rakipllari edhe gazetarin kryesor, Sokol Balla. Gjithçka kishte të bënte me një "mis en scene" të shëmtuar. Një kran i madh të lodhte duke nxjerrë jo pamje nga debati i nxehtë, por nga salla e sapo rinovuar, llozhat e ndriçuara enkas, tavani i lartë i ribërë. Qëllimi ishte: ju flisni ç'të doni po ai që akuzoni është artisti i veprave të mëdha.

(Shikoni si ndriçohet figura e liderit nga punonjesit e operes te rikonstruktuar nga buxheti i shtetit dhe te pa inaguruar ende me shfaqe)

Në vitin 2017, Rama kërkoi edhe atëherë nga News 24 kur emisionin e drejtonte Ylli Rakipi, që gazetari ta shpërngulte studion e vet në kalanë e Gjirokastrës. Përgjigjja e drejtuesit të "Të Paekspozuarit" ishte jo e prerë: "Ne kemi një studio, je i mirëpritur". Natyrisht emisioni nuk u bë dhe Rama u ftua në studio më miqësore.

https://lapsi.al/2020/05/22/artan-fuga-spektakli-madheshtor-i-rames-ne-operen-e-sokol-balles/

Por me sa duket nga Irfan Hysenbelliu, pronari i News 24, Rakipi u hoq me këtë qëllim. Në mënyrë që në ditë të vështira të bëheshin emisione si ky, që studion e transferonin nga selia e saj, në kantieret e suksesit të rilindjes. Më shumë se çdo debat Real Story i sotëm kishte për qëllim jo promovimin e kryeministrit brutal, por lartësimin e artistit që ndërton. Ai qe organizuar me regji të Edi Ramës.

©Lapsi.al   

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI