Flash

Tamponet nuk funksionojnë gjithnjë: në Premier League është kaos e Kanté ka frikë

Lapsi.al 21 May 2020
Tamponet nuk funksionojnë gjithnjë: në Premier League

Premier League, edhe pse ka rifilluar stërvitjet në grupe, nuk e ka kaluar frikën nga Koronavirus. N'Golo Kanté, i trembur për shkak të infektimit të mundshëm, i ka kërkuar dhe ka marrë leje nga Chelsea për të mos u stërvitur në qendrën sportive. Bën zhurmë ndërkohë edhe rasti i Mariappa, mbrojtësi i Ëatford që rezultoi pozitiv: "Nuk di si e mora, kam patur një sjellje perfekte". E, sikur të mos mjaftojë, shpërthen edhe cështja e tamponëve "jo bindës".

Kanté, të martën është parë në Cobham për të folur me Chelsea, por dje hoqi dorë nga stërvitja, duke u kthyer në shtëpi për të vazhduar me seancat individuale. Pas zgjedhjes së tij, bën të ditur Daily Mail, motivi është frika për shëndetin: Kanté ka frikë se mos infektohet duke qenë në kontakt me shokë të tjerë e ka kërkuar e marrë lejen për tu kthyer në shtëpi. Blues e kuptojnë pozicionin e lojtarit e nuk do të bëjnë presion: të kthehet kur të ndihet gati.

Më delikat rasti i Adrian Mariappa, që doli hapur: Premier League nuk e kishte zbuluar emrat e gjashtë rasteve pozitive në kontrolle, mendoi pastaj vetë mbrojtësi i Watford. "Kur ma thanë nuk mund ta besoja: nuk u largova nga shtëpia asnjëherë përvec për ndonjë ushtrim fizik e shëtitjeve me fëmijët. Për të ngrënë përdorëm shpesh shërbimin në shtëpi e ime shoqe ka shkuar në supermarket pak herë. Sidoqoftë nuk kisha simptioma: pa testin nuk do mendoja kurrë se isha infektuar".

Një deklaratë që pasohet nga polemikat mbi tamponet që kanë dhënë rezultate jo bindëse. Disa lojtarë të Premier League nuk kanë mundur të kthehen të stërviten sepse testet e para nuk kanë prodhuar rezultate pozitivë ose negativë për shkak të informacionit të pamjaftueshëm: kështu që duhet ta ribëjnë tamponin. Zgjidhje që i tremb lojtarët: nëse, sipas protokollit, përpara ndeshjeve do të bëhen testet dhe rezultati do jetë jo bindës, rrezikojnë të mos jenë në fushë, duke qenë se nuk mjafton koha për një tampon të dytë përpara ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI