Flash

FOTO/ Jaap Stam në MLS, por me foton e gabuar: ironia e memeve spektakolare

Lapsi.al 22 May 2020
FOTO/ Jaap Stam në MLS, por me foton e gabuar: ironia e memeve spektakolare

Jaap Stam është zyrtarisht trajneri i ri i FC Cincinnati, klub i MLS, por impakti me realitetin e ri nuk ishte nga më të mirët. Në fakt nuk ishte fare faji ish-mbrojtësit të Manchester United e Hollandës. Hollandezi është prezantuar në Twitter me foton e gabuar: në grafikë është përdorur fotografia e Tinus van Teunenbroek.

Një surprizë aspak e bukur për shtatlartin, që duhet të drejtojë një klub që nuk e dallon dot as në foto trajnerin që ka zgjedhur. E bota virtual nuk e ka falur gafën, duke nisur nga kundërshtarët e ardhshëm në fushë që kanë nisur thumbat me meme, duke i uruar mirëseardhjen në MLS "Stam".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI