Flash

Lazio përdor dy shqiptarë për të bindur Kumbullën: Tare punon me të atin, Strakosha mesazhe mbrojtësit

Lapsi.al 22 May 2020
Lazio përdor dy shqiptarë për të bindur Kumbullën: Tare

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Veronës dhe kombëtares së Shqipërisë është objektivi numër 1 për repartin e prapavijës të Lazio. Klubi bardhekaltër nuk heq dorë nga talenti më premtues i Serie A dhe ka vënë në lëvizje dy shqiptarët Igli Tare, drejtori sportive dhe shokun e skuadrës kuqezi Thomas Strakosha, për ta bindur. DS i Lazios, Tare, është në presing me të atin e lojtarit e sigurisht edhe menaxherin. Kumbulla, i lindur në Itali, në Romë do të gjente Thomas Strakoshën e do të kishte mundësinë të integrohej në një organikë të konsoliduar.

Kumbulla konsiderohet nga Inzaghi si një lojtar perfekt për moshën e karakteristikat që mund të kompletojë në perfeksion treshen me Luiz Felipe e Acerbi. 20 vjecari mund të alternohet me Radu, për ti lejuar rumunit të marrë frymë, por mbi të gjitha do të siguronte qendrueshmëri e kualitet. Raportet mes shoqërive janë të mira, por kërkesa e venetëve është e lartë. Duhet punuar për të ulur pretendimet dhe Tare është vënë në lëvizje.

Për mbrojtësin e ri nuk është i lehtë kapërcimi në kualitet e në Formello do të kishte gjithë mbështetjen e nevojshme për tu përshtatur me qetësi. Mbi këtë situatë iniston Lazio që, duhet të luftojë me pretendentë të fuqishëm në Itali e jashtë kufijve. Napoli pavarësisht se ka marrë refuzimin e Kumbullës, nuk heq dorë e gjithashtu edhe Inter. Nga jashtë kufijve kanë shprehur interesimin për shqiptarin Chelsea e Borussia Dortmund. Katër klube të rëndësishme, por mbi të gjitha Verona që nuk toleron aspak në cmimin e kërkon mbi 20 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI