Flash

Moratti, çfarë cinizmi për Benitez: "I drejtë largimi i Mou, gabuam pasuesin"

Lapsi.al 22 May 2020
Moratti, çfarë cinizmi për Benitez: "I drejtë largimi

10 vjet më parë Massimo Moratti përmbushte kryeveprën e tij: nga Interi i madh i të atit Angelo tek Interi i Tripletës, ngjyrat zikaltër ktheheshin të valëviteshin në qiellin e Europës në shenjën e një familje me AND të pastër interiste. Sot, Champions i fituar në Madrid e ndjekja e Tripletës së vetme italiane në histori nuk janë vetëm kujtime, por edhe përmbushje afeksioni për një njeri të lidhur thellë me këto ngjyra: "Mendimi i parë në përfundim të ndeshjes finale me Bayern – tregoi ish-pronari për Sportmediaset – shkoi për babain tim, familjen, tek fitoret në Vienë e më pas Milano, tek Kupat e '64 e '65: gëzimi i pamatë për mbylljen e një cikli të një historie familjare në shenjën e Inter".

Fjalë në të cilat ndihet e gjithë përkatësia për ngjyrat e gdhendura në shpirt: "Mendoj që krenaria, guximi e përulësia kanë qenë vlerat e Champions tonë. Të besosh gjithnjë, edhe në vështirësi, edhe në momentet e vështira ose dramatike si në Kiev kundër Dinamos ose në Camp Nou kundër Barcelonës. Kanë ndeshur eksperiencën e grupit historik, klasin e të ardhurve të rinj e kapacitetin e një tekniku special".

Mourinho, ai që fitoi dhe pastaj iku... Kushedi cfarë do të ndodhte nëse portugezi do të kishte qendruar: "Sot besoj se, sado e cuditshme, ishte një epilog i drejtë ose të paktën i përgjigjej ambicjeve personale të një njeriu që nuk mund ta ndalosh. Pikërisht, ishte më pak e drejtë zgjedhja për pasuesin e tij (Benitez) që sado i aftë nuk u bë një me skuadrën".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI