Flash

Shuhet trajneri i polemikave Juve-Inter: lamtumirë Gigi Simoni

Lapsi.al 22 May 2020
Shuhet trajneri i polemikave Juve-Inter: lamtumirë Gigi Simoni

Futbolli italian është në zi për ndarjen nga jeta të Gigi Simoni: ish-trajneri i Inter, Napoli e Lazio nuk ishte mirë prej kohësh. Në qershorin e vitit të kaluar ishte goditur nga një sëmundje e rëndë. Simoni, 81 vjec, në 1997/98 arriti të fitojë Kupën Uefa me Inter. Gjatë karrierës së tij të gjatë, ka siguruar edhe tre promocione në Serie A, një Kupë Anglo-italiane me Cremonese e fitoren e Pankinës së Artë në të njëjtin vit me Kupën Uefa dhe me polemikat më të forta të historisë mes Juventus e Inter dhe penalltinë e famshme në kontaktin Iuliano-Ronaldo.

Futbolli italian qan sot një njeri xhentil e gjithë integritet. Një shembull do të thuhej në kohë të tjera. Në moshën 81 vjecare Simoni, trajneri që udhëhoqi Inter në 1997/1998, ose më saktë në vitin e fitores së Kupës UEFA e të garës kokë më kokë me Juventus. E pamundur të harrohet viti i vetëm në krye të zikaltërve, që e bëri legjendë për tifozët e Inter. Mes polemikave e festimeve, Simoni ishte trajneri i parë i Fenomenit Ronaldo në Itali, duke e udhëhequr skuadrën në luftën e pafund për titull me bardhezinjtë, në atë sezon. Dueli u zgjidh në përplasjen direkte, fituar nga bardhezinjtë me polemika. Simoni përfundoi me karton të kuq për protestat ndaj arbitrit Ceccarini, "fajtor" se nuk fërshëlleu penalltinë për një kontakt në zonë mes Iuliano e Ronaldo.

Në karrierë, Simoni, një prej dekanëve të teknikëve italianë, ka drejtuar edhe Napoli, Lazio e për shumë kohë, Genoa. Por edhe Cremonese, Pisa, Lazio e shumë skuadra të tjera. Pavarësisht se kujtohet gjithnjë për atë 1998, me kuqeblutë ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës si trajner. I lindur në 22 janar 1939 në Crevalcore, si lojtar ai kishte veshur fanellën e Napoli, Torino e Juventus mes të tjerave, për të vazhduar më pas karrierën si trajner tek Genoa, ku kishte përfunduar karrierën e tij. Simoni fitoi me Napolin, si lojtar, në sezonin 1961/1962 Kupën e Italisë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI