Flash

Video/ Bayern shuplakë Eintracht përpara sfidës titull: Hinteregger golashënuesi i ndeshjes

Lapsi.al 23 May 2020
Video/ Bayern shuplakë Eintracht përpara sfidës titull:

Pasi u vu në presion nga Dortmund, Bayern Mynih është thirrur në cështje të reagojë, në përplasjen e Allianz Arena kundër Eintracht Frankfurt dhe e bën me një shuplakë bindëse, përpara përplasjes direkte me Borussian javën e ardhshme, në të cilën shkojnë me distancën e 4 pikëve.

Bavarezët e bëjnë të qartë me Goretzka që në minutën e 17 se kjo ndeshje do të ishte spektakolare. Lojari ktheu qetësinë në Mynih, ndërsa sigurinë e vendosi Thomas Muller. I asistuar nga Alphonso Davies, sulmuesi gjerman me një goditje me të majtën shënoi golin e dytë për bavarezët në minutën e 41'-të. Ndoshta pushimi mund të qartësonte idetë e Frankfurt, ose të paktën kështu shpresonte tekniku i Eintracht, por goditjen e mori sapo rifilloi lojë kur Robert Leëandoëski e çoi në 3 numrin e golave të Bayern Munich. Polaku kërceu mbi të gjithë në qendër të zonës, duke e dërguar topin me kokë nën traversë.

Pikërisht këtu, ndeshja bëhet e paparashikueshme sepse Martin Hinteregger vendosi të shënojë dy gola në tri minuta për Eintracht Frankfurt duke ngushtuar diferencën me bavarezën në 3-2. Një goditje e fortë, që Bayern nuk e priste, për më tepër të dënohej kështu nga një mbrojtës. Bavarezët nuk janë nga ata që dorëzohen në vështirësinë e parë dhe kthehen të dominojnë ndeshjen me golin e katërt të fiksuar nga Alphonso Davies në minutën e 61'-të.

Martin Hinteregger mësoi vesin e golit, por këtë herë në portën e gabuar. Mbrojtësi austriak ishte i pafat në minutën e 71'-të duke shënuar edhe autogol, që i coi shifrat në 5-2. Bayern e administroi avantazhin pa u lodhur shumë, duke mbajtur distancimin social nga Dortmund me të cilin do ti bëjë llogaritë të martën.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI