Flash

Aulas shpërthen pas lajmit për nisjen e La Liga: "Jemi vërtetë idiotë"

Lapsi.al 24 May 2020
Aulas shpërthen pas lajmit për nisjen e La Liga: "Jemi

Jean-Michel Aulas është gjithnjë ndër më kundërshtuesit për ndalimin e parakohshëm të Ligue 1 e, duke parë lajmin për rinisjen e ardhshme të La Liga, nuk ishte e vështirë të parashikoje tërbimin e tij: "Është paradoksale që një vend i goditur më rëndë nga Covid-19 si Spanja ka gjetur përgjigjet për të rinisur kampionatin ndërsa Franca jo. Liderat tanë kanë marrë pjesë në asamblenë e Federatave e kanë dalë me përgjigje të tjera: jemi vërtetë idiotë".

Presidenti i Lion nuk përdor lojëra fjalësh në intervistën e dhënë për L'Equipe: "Uefa kishte kërkuar durim, e arrin edhe të krijojë një protokoll sanitar që Franca as nuk i hodhi sytë. Ky është një skandal absolut".

Aulas vazhdon betejën e tij kundër krerëve të Federatës franceze të futbollit e, në fakt, nesër do të prezantojë ankimimin në Këshillin e Shtetit për anullimin e ndalimit të Ligue 1: me klasifikimin e sezonit 2019/20 të ngrirë, Lion - duke parë vendin e shtatë - ka mbetur jashtë kupave të ardhshme europiane.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI