Flash

Bundesliga: Schalke 'i fal' vetë fitoren Augsburg: krizë e zëzë në Gelsenkirchen

Lapsi.al 24 May 2020
Bundesliga: Schalke 'i fal' vetë fitoren Augsburg: krizë e

Vijon momenti i tmerrshëm i Schalke 04, që pasi humbi keq derbin e Ruhr me Borussia Dortmund, humbet 0-3 në shtëpi nga një Augsburg gjithnjë e më pranë shpëtimit. Asnjë rast konkret për gol për vendasit, të dënuar në minutën e 6 nga goditja e dënimit e Lowen. Pastaj shënuan Bazee e Cordova, që në të 76' e 91' shfrytëzuan dy gafa difensive të një Schalke 04 që largohet zonës Europës.

Schalke 04 zhgënjen totalisht nga fillimi deri në fund. 'Minatorët' e Ruhr u dukën të lodhur në fushë, pa ide e ndoshta mentalisht të dërrmuar nga pokeri i pësuar nga Dortmund në derbi. Veltins Arena u kthye të priste skuadrën e David Wagner për herë të parë nga 7 marsi (një barazim 1-1 kundër Hoffenheim) me shpresën se do të asistonte fitoren e parë nga ajo 2-0 ndaj Borussia Monchengladbach në 17 janar.

Avantazhi i Lowen vetëm sa i përkeqësoi gjërat për Schalke, që nuk arriti asnjëherë të ushtronte presion mbi një skuadër që përpëlitet për mbijetesë në Bundesligë. Në minutën e 76' Augsburg dyfishoi rezultatin ndërsa në të 91' ishte Mercan që 'fjeti' mbi top, duke ia dorëzuar Cordova që duhej vetëm të vraponte drejt Schubert e ta driblonte për të kompletuar trisin. Rezultat që mund të vlejë shumë për shpëtimin e Augsburg, por peshon edhe më shumë në fatet e Schalke e të trajnerit të tij Wagner.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI