Flash

Ilir Meta hedh dyshime për një pakt të fshehtë Basha- Rama

Lapsi.al 26 May 2020
Ilir Meta hedh dyshime për një pakt të fshehtë Basha- Rama

Ilir Meta jo vetëm ka hedhur dyshime për një pakt të fshehtë midis Bashës dhe Ramës, por ai ka shtuar edhe kunjat kundrejt liderit të squllët të opozitës. Këtë të hënë, në emisionin "Opinion", i pyetur nga Fevziu për ekzistencën e tij, presidenti nuk e ka mohuar një gjë të tillë, por ai ka shkuar edhe më tej: “të urojmë që mos jetë marrëveshje për destabilitet”. Meta ka bërë një analogji ironike me marrëveshjen e fshehtë të dy viteve më parë, kur tha se në 2017, “Basha u fut në çadër kundër Ramës dhe doli prej saj kundër LSI dhe PDIU-së”.

Ai mohoi të ketë ndonjë mëri me liderin demokrat por shtoi se njësoj si me Ramën dhe me diplomatët e huaj (palë të cilat nuk ka lënë rast pa i anatemuar) ai edhe me Bashën, këtej e tutje, do të bëjë vetëm takime zyrtare “dhe gjithmonë në prezencë të dëshmitarëve”, shtoi presidenti në Opinion.

Lexo me tej:

Fërkime në koalicionin opozitar/ A po distancohet LSI nga Basha?

Kjo vënie e Bashës në të njëjtin rang me kryeministrin dhe ambasadorët, nuk qe i vetmi rast i shprehjes së një mosbesimi të hapur ndaj liderit të opozitës. “Basha i ka më të mira marrëdhëniet me ambasadorët sesa me mua”, u kujdes të thotë ai. Meta tha gjithashtu se Luli e gënjeu për pjesmarrjen në zgjedhjet lokale, që presidenti kishte dekretuar në tetor, dhe tha se ai kërkonte qiqra në hell para votimeve lokale të qershorit të shkuar. “Si kryetar i opozitës, ai nuk ka sjellë asnjë version konkret se si e sheh ai reformën në drejtësi, megjithëse këtë ia kam kërkuar” tha presidenti.

Pra, ndonëse mohoi se ka mëri, Meta nuk e fshehu dot mllefin ndaj Bashës.

Kohët e fundit në shumë qarqe po diskutohet për një marrëveshje të fshehtë mes Bashës dhe Ramës. Madje më të guximshmit shkojnë deri aty sa parathonë një qeverisje të përbashkët me koalicion të madh pas 2021 dhe një ndarje të ardhshme postesh, ku Rama të shkonte drejt presidencës, duke i lënë Bashës kryeministrinë.

Opozita zyrtarisht i ka mohuar këto zëra si provokime të propagandës së pushtetit. Por mesa duket jehona e tyre, kundërshtia e mefshët e PD-së dhe sidomos “paqja” që ajo i garantoi qeverisë para konferencës së donatorëve dhe hapjes së negociatave, kanë mbërritur deri në veshët e Metës. Dhe shpërthimi i fundit i presidentit ishte larg të qenit një gjest emocional. Ai lidhej me atë që la të kuptohej: “paktin okult të ngjashëm me atë të 2017-ës”.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI