Flash

Teoritë konspirative/A ra miti i profesorit që "zbuloi" mjekimin kundër Covid 19

Lapsi.al 27 May 2020
Teoritë konspirative/A ra miti i profesorit që "zbuloi"

Didier Raoult mjeku dhe mikrobiologu i parë që propozoi kurimin e Covid-19 me ilaçin e hidrokloriksinës, të shoqëruar me antibiotikun aztromicinë është vënë në pikpyetje të madhe pas një studimi të gjërë të botuar në revistën e famshme Lancet e cila e ka hedhur poshtë kurën e tij. Mjeku rebel që për këtë u cilësua si çmendur, për mjekimin e të cilit Donald Trump tha fjalët më të mira, ndërsa Makron morri avionin ta takojë në Marsejë, e ka përjetuar keq vendimin e autoriteteve për ta hequr kurën e tij me Plaquenil nga protokolli. Sipas studimit të fundit ajo nuk ka ndikim mbi të sëmurët me Covid 19, madje shkakton dhe efekte anësore.

https://lapsi.al/2020/03/24/portret-shkenctari-i-cmendur-prej-nga-mund-te-vije-ilaci-i-sherimit/

Dy ditë më parë ai ka reaguar në lidhje me pezullimin e mbështetjes së studimit të përdorimit të hidroklorikinës dhe azitromicinës tek të sëmuret me Covid 19.

Në një material të gjatë shpjegues, Dr.Raoult tregoo se gjatë këtyre dy muajve e gjysmë ka shëruar mijëra të prekur nga Covid në institutin e drejtuar prej tij në Marsejë, ku një pjesë e madhe e pacientëve siç tregon ai janë mjekuar nga hidrokloriksinë.

Por, pse po hiqet ky ilaç? Mjeku, i cilësuar shpesh si kontravers, jep një arsye madhore të lidhur vetëm me çmimin e lirë dhe me paaftesinë e menaxhimit të kësaj pandemie në këto kohë ku jetët tona më shumë se nga njerëzit kontrollohen nga teknologjia e informacionit dhe të dhënat që vijnë prej saj.

Profesori Raoult denoncoi hulumtimin e Lancet në gazetën La Provence si “një studim fals të bërë me të dhëna të mëdha të zotëruara keq”. Ai ka vazhduar të trajtojë shumë njerëz në spitalin e Marsejës që ai drejton (mbi 3,000 pacientë) dhe mbetet i bindur për përfitimet e trajtimit.

Raoult minimizoi rreziqet e shëndetit, duke thënë “natyrisht, ju mund të vrisni veten nëse merrni shumë hidroksilklorinë, ashtu si mundeni me dolipranin” (i ngjashëm me aspirinën ose paracetamolin në Francë), “i cili është në të vërtetë shumë më i rrezikshëm. Asgjë nuk mund të fshijë atë që kam parë me dy sytë e mi. ”

Raoult ka ndarë njëkohësisht Francën në përkrahës dhe kundërshtarë të fortë të tij. Por nëse "armiqtë" e akuzojnë se nul ka prova shkencore që kura e tij funksionon, dishepujt e tij flasin për numrin e suksesshem të të sheruarve në spitalin HIU të Marsejës që ai drejton dhe besojnë në teoritë konspirative se pas kritikëve të Hidroklorokinës qëndrojnë firmat farmaceutike që nuk e duan një ilaç që kushton vetëm pak euro.

 

 

Ai mban titullin e doktorit të shkencave dhe është i specializuar në sëmundjet infektive. Gjithashtu mjeku jep leksione rreth sëmundjeve infektive në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Marsejës

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI