Flash

Asamblea e të premtes vendimtare: futbollistët e Vllaznisë me sytë nga kartonat e Bashkisë për të marrë rrogat e prapambetura

Lapsi.al 28 May 2020
Asamblea e të premtes vendimtare: futbollistët e Vllaznisë me

Vllaznia ështe futur në ditën e tretë të stërvitjes, që po zhvillohet me dy seanca stërvitore në ditë, duke e shndërruar këtë periudhe në një minifazë përgatitore. Me përjashtim të tre futbollistëve maqedonas që nuk kanë mbërritur fare në Shqipëri, mungon në fushë edhe trajnerit Mirsad Jonuz, i cili vijon karantimin 14 ditor në banesen e tij. Ne fakt, takimi i të hënës me kryebashkiaken Voltana Ademi dhe premtimi për zgjidhjen e cështjes së pagave të prapambetura ka kthyer Vllazninë në fushë pas bojkotit, por nuk i ka dhënë fund problemit. Vëmendja spostohet tani të premten, në mbledhjen e Asamblesë së Klubit të Futbollit Vllaznia, që do të jetë vendimtare për të ardhmen e skuadrës dhe shuarjen e një problem që prej muajsh rëndon mbi lojtarët.

Nga Asambleja shkodranët presin kalimin me shumicë votash të buxhetit të klubit, gjë që zhbllokon edhe likujdimin e rrogave të prapambetura për futbollistët, stafin dhe punonjësit e terreneve sportive, por cështja nuk është kaq e thjeshtë sepse ka edhe një kusht për të plotësuar. Ashtu siç është bërë me dije edhe nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Brisela Kadija, në këmbim së ngritjes së kartonëve jeshil nga këshilltarët bashkiak, që janë në këtë rast edhe antarët e Asamblesë së Vllaznisë, duhet që drejtuesit e klubit të plotësojnë kërkesat e parashtruara nga ana e institucionit të Këshillit Bashkiak, si shqyrtimi i pasqyrave financiare të vitit 2018 dhe 2019, të cilave u mungon raporti i Bordit Drejtues (Këshillit Mbikqyrës) duke mos patur mundësi ligjore të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shkodër QKB. Këto pasqyra financiare janë kërkuar që të sillen të modifikuara, sipas raporteve që janë dërguar, raporte audituese nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, auditi i brendshëm i bashkisë, eksperti ligjor, eksperti kontabël ashtu sikurse edhe hetimi i posaçëm që është zhvilluar nga Komisioni i Kontrollit Financiar i Këshillit Bashkiak.

Një tjetër kërkesë parësore është që bashkia duhet të sjellë edhe buxhetin e klubit Vllaznia të modifikuar sipas atij raporti që Këshilli Bashkiak i ka dërguar. Në këtë pikë, në mbledhjen e 29 majit Bashkia dhe klubi i futbollit Vllanzia duhet të të vijnë të përgatitur me plotësimin e pikave në fjalë, sepse në të kundërt situata mund ti japë një tjetër goditje të rëndë futbollit shkodran.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI