Flash

Inter e PSG bien dakord: 60 milionë për blerjen përfundimtare të Icardi

Lapsi.al 28 May 2020
Inter e PSG bien dakord: 60 milionë për blerjen përfundimtare

Telenovela Icardi mund të ketë pësuar zhvillimin vendimtar. Sipas asaj që bën të ditur l'Equipe, në fakt, Paris Saint-Germain është gati të bëjë lëvizjen finale, duke ushtruar të drejtën e blerjes mbi sulmuesin e Inter në termat e paracaktuar. Në detaje, sipas asaj që bëhet e ditur nga Franca, Leonardo e drejtuesit zikaltër janë duke arsyetuar mbi një shifër të përafërt me 60 milionë euro.

Pas hapjes që i bëri cështjes Wanda Nara, bashkëshortja menaxhere e lojtarit, Icardi duket pranë qendrimit nën Tour Eiffel. Në Francë tashmë nuk kanë dyshime dhe e japin të sigurtë blerjen e ish-sulmuesit zikaltër. Shifra për të cilën flitet është shumë pranë asaj që kishte kërkuar Inter për huazimin dhe të drejtën e blerjes. Sipas l'Equipe, diferenca është 10 milionë euro, në krahasim me 70 të kërkuar nga zikaltrit, por duket se palët janë shumë pranë. Për momentin, oferta e Psg për Icardin përbëhet nga një pjesë fikse prej 55 milionë euro, plus disa bonus për të arritur në 60 milionë.

Një thesar që duke parë situatën aktuale të merkatos, mund edhe ti kënaqë zikaltrit e të përdoret nga Marotta për përforcimet e mundshme në sulm, ku prioritet është Werner. Sipas asaj që sqaron Mirror, në fakt, Liverpool ka vendosur të tërhiqet nga gara për sulmuesin, pas refuzimit të Leipzig për të negociuar për shifra inferiore ndaj 50/60 milionë euro të përcaktuara në klauzolë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI