Flash

Premier League merr vendimin: klubet dakord për rinisjen në 17 qershor

Lapsi.al 28 May 2020
Premier League merr vendimin: klubet dakord për rinisjen në 17 qershor

Premier League avancon me hapa të mëdha drejt rinisjes së kampionatit. Vetëm dje u arrit rikthimi i stërvitjeve të vërteta të skuadrave, me kontakte fizike të përfshira, ndërsa sot vjen vendimi i 20 klubeve mbi datën e përzgjedhur për të rinisur: sipas Telegraph në 17 qershor do të luhen rikuperimet Manchester City-Arsenal e Aston Villa-Sheffield United pastaj në fundjavën e 20-21 qershorit do të vazhdohet me javën e 30 të kampionatit.

Një zhvillim i rëndësishëm e që domosdoshmërisht do të bëjë të përshpejtohen përgatitjet e të gjithëve: trajnerëve e futbollistëve, duke qenë se mbeten "vetëm" tre javë për të gjetur formën fizike të duhur. Pasi dështoi data e 13-14 qershorit, përzgjedhja zbriti më poshtë me një javë për startin e ri, ndërsa në mes të javës do të zhvillohen dy ndeshjet që do ti barazojnë të gjitha skuadrat për numrin e ndeshjeve të luajtura. Fundi i sezonit është parashikuar brenda 2 gushtit, si e ka përcaktuar Uefa.

Vendimi që tani duhet të ratifikohet nga Federata angleze, që gjithësesi duket e orientuar të aprovojë të njëjtat data të zgjedhura nga Football League Championship. Pozitive përgjigja e lojtarëve për protokollin (edhe pse disa skuadra kanë deklaruar se do të rinisin me stërvitjet e skuadrave të rregullta, vetëm pas një tjetër vale tamponesh, për shkak të rasteve pozitive që po rezultojnë akoma), por ndoshta shembulli i Bundesligës i ka shtyrë përbërësit e futbollit anglez të riplanifikojnë futbollin e luajtur.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI