Flash

Vendimi i kushtetueses/ Përplasje e re mes Thaçit dhe Albin Kurtit

Lapsi.al 28 May 2020
Vendimi i kushtetueses/ Përplasje e re mes Thaçit dhe Albin Kurtit

Vendimi që mori Gjykata Kushtetuese e Kosovës, që vendi të mos shkojë në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por të hapet rruga për krijimin e qeverisë së re ka ndezur edhe njëherë përplasjen e hershme mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti. Ata kanë mbajtur qëndrime krejt të ndryshme mbi këtë vendim që ende nuk është zbardhur i plotë. Presidenti i Kosovës ka bërë thirrje për krijimin sa më parë të qeverisë së re të kryesuar nga Avdullah Hoti.

Duke folur në një konferencë për media, presidenti Thaçi tha se kishte qenë i kujdesshëm për respektimin e Kushtetutës, kur vendosi për mandatimin e Avdullah Hotit, si kandidat për formimin e qeverisë së re.

“Duhet që sa më parë të themelohet qeveria e re, pasi rrethanat kërkojnë qeveri funksionale, efektive dhe efikase. Prandaj, u bëj thirrje të gjitha institucioneve, partive politike, të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Pra, të zbatojnë dhe respektojnë. I ftoj liderët institucionalë dhe partiakë që të punojmë së bashku që të kemi një tranzicion të rregullt demokratik”, tha presidenti Thaçi.

Lexo me tej:

Andi Bushati:Nuk rrëzuan Albinin, por përdhosën ndryshimin

Ndërsa kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti e ka quajtur të papranueshëm dhe joprofesional vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos pasur zgjedhje të parakohshme. Përmes një reagimi në Facebook, Kurti e quajti GjK-në ‘të kapur’ dhe ‘në shërbim të presidentit Thaçi’:

“Ne njëmend nuk kemi pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykates Kushtetuese, mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel (logjik e juridik). Si i padrejtë, ai është i papranueshëm.

Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten.

Në vend se të bëjë interpretim të Kushtetutës, Gjykata duket se kishte këtë qasje: meqë presidenti ka të drejtë, le të përpiqemi ta arsyetojmë.”

Kurti akuzoi GjK-në se nuk ka bërë një interpretim të saktë dhe profesional, as të situatën në vend e as të Kushtetutës së Kosovës:

“Gjykata e ka shkruar njoftimin në mënyrë të atillë thua se fituesi i zgjedhjeve nuk ekziston fare, sikur fituesi të jetë inekzistent. Ndërkaq, në anën tjetër, Gjykata shlyen dallimin midis shkarkimit dhe dorëheqjes së ekzekutivit.

Gjykata paragjykon kur thotë se fituesi jo vetëm që s’ka propozuar një kandidat, por as që ka shprehur interesimin për një gjë të tillë. Kjo nuk qëndron, sepse në vazhdimësi është theksuar nga ne se fituesi i zgjedhjeve nuk po heziton dhe nuk po refuzon.

Në disa raste Gjykata në vend të interpretimit është marrë me shkrim e rishkrim të Kushtetutës.”

Kryeministri Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë betejën e saj kundër kastës së korruptuar: “Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar.”

Vendimi Paraprak

Presidenti Thaçi mandatoi më 30 prill Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të formuar një qeveri të re dhe Lëvizja Vetëvendosje kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë kushtetutshmërinë e veprimit të presidentit.

Të gjitha partitë politike përveç Vetëvendosjes kanë kërkuar formimin e një qeverie të re ndërsa kanë theksuar se do të pranojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje ndërkohë kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje.

©lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI