Flash

Serie A përcakton datat: aprovohet strategjia kundër klubeve franceze e gjermane

Lapsi.al 29 May 2020
Serie A përcakton datat: aprovohet strategjia kundër klubeve franceze

Vendimin më të rëndësishëm, atë për rifillimin e kampionatit me datat relative, është marrë tashmë me aprovimin qeveritar të Spadafora. Sot Këshilli e Asamblea e Lega Calcio ka përcktuar se do të rifillohet në 13-14-17 qershor me Kupën e Italisë e pastaj (20 qershor) me katër rikuperimet e javës së 25 të Serie A, përpara se të rinisë "vërtetë" kampionati me javën e 27 në 23-24 qershor.

Me organizimin e kalendarit mbeten të tjera cështje për tu7 zgjidhur në tavolinë, si pjesa e fashave orare: ishte diskutuar mbi ato të 17.15, 19.30 e 21.45. Por futbollistët duan ta evitojnë atë pasdite për shkak të temperaturave të larta.

Për sa i përket lojtarëve në huazim deri në 30 qershor ata do të kthehen në shoqëritë që i përkasin, por klubet nuk mund ti aktivizojnë. Dritarja verore e merkatos së futbollit 2020/21 do të nisë në 1 shtator me mbylljen në 5 tetor, me një klauzolë: nga korriku do të jetë mundësia për të bërë kontrata paraprake për të mos i dhënë avantazhe klubeve franceze e gjermane që, duke mos luajtur, mund ti nisin tratativat që në korrik.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI