Flash

Stambolli po humb finalen e Champions: UEFA ka gati tre kandidatura

Lapsi.al 30 May 2020
Stambolli po humb finalen e Champions: UEFA ka gati tre kandidatura

Kaos në Nyon në lidhje me mbylljen e Champions 2020. Në ditët e fundit Stambolli ka shprehur disa dyshime mbi mundësinë për të pritur finale me dyer të mbyllura, duke lënë të hapur edhe hipotezën për të bërë një hap pas e për tu tërhequr. Këtë mundësi Uefa po e vëzhgon me kujdes, duke ëkrkuar destinacione të tjera si alternative. Në detaje, për momentin, janë tre opsionet më të nxehta: Lisbona, Doha ose Gjermania.

Për momentin janë vetëm zëra që janë sjellë në focus nga Neë York Times e pastaj edhe mediat e tjera, por shpejt për aktin e fundit të Champions mund të vijnë lajme zyrtare nga Nyon. Në 17 qershor në selinë e Uefa-s është planifikuar një mbledhje e rëndësishme e duhet të njoftohen vendime përcaktuese për fatet e Champions e Europa League. Si përsa i përket formulës së turneve, ashtu dhe për datat e vendet.

Nëse Turqia do të heqë dorë nga organizimi në fund të gushtit i finales së Champions, mbi tavolinën e Ceferin janë edhe tre kandidatura që duan ti marrin vendin. E para është pista gjermane. E fortë nga protokolli që i ka lejuar të rinisë përpara kampionateve kryesore europiane, Gjermania mund të jetë një zgjedhje me standarde të larta sigurie.

Në alternativë mund të marrë prioritet Doha si një vend unik ku të luhen 1/8, cerekfinalet, gjysëmfinalet e finalja. Një zgjidhje interesante, që do ta spostonte turneun në “fushë neutrale". Në fund mbetet e vlefshme edhe idea Lisbona. Sipas asaj që filtrohet, kryeqyteti i Portugalisë e ka avancuar kandidaturën e tij në rast të tërheqjes së Stambollit e nuk përjashtohet mundësia që të merret në konsideratë të madhe nga krerët e Uefa-s. Finalja e Champions 2020 është në kërkim të një "shtëpie".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI