Flash

Rrëzohet avioni në Nettuno: humbin jetën dy kampionët e notit

Lapsi.al 31 May 2020
Rrëzohet avioni në Nettuno: humbin jetën dy kampionët e

Një lajm dramatik trondit notin italian. Një avion super i lehtë është rrëzuar pak pas ngritjes në ajër nga shkolla e fluturimit Crazy Fly, në Nettuno, në rrugën Avezzano. Kanë humbur jetën të dy personat në bord. Bëhet fjalë për dy notarë: 22 vjecarin nga Forli Fabio Lombini e 23 vjecari roman Giole Rossetti, që duket se ka qenë në pilotim. Sipas asaj që bëhet e ditur, avioni është rrëzuar pas ngritjes e ka marrë flakë për shkaqe ende të paqarta.

Lombini, medalje e argjendtë në kampionatin dimëror të 2017 në 200 m stil i lirë me kohën 1'44"60, e në xhiron e kombëtares italiane në Universiadën e Taipei e në kampionatin europian në pishinë të shkurtër në Copenhagen në 2017, po kryente një stërvitje kolegjiale në qendrën federale në Ostia i ndjekur nga përgjegjësi teknik Stefano Morini e i shoqëruar nga trajneri i tij Alessandro Resch.

Federata "e tronditur, shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjarët e miqtë. Ngushëllimet vijnë gjithashtu nga Presidenti Paolo Barelli, nga presidentët e nderit Lorenzo Ravina dhe Salvatore Montella, nga nënkryetarët Andrea Pieri, Francesco Postiglione dhe Teresa Frassinetti, nga sekretari i përgjithshëm Antonello Panza, nga këshilli dhe nga zyrat federale, nga drejtori teknik i ekipit kombëtar të notit Cesare Butini dhe të gjithë lëvizjes ujore ".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI