Flash

Pjanic mesazh i koduar në katër gjuhë për Juventus: "Koha nuk prêt askënd"

Lapsi.al 1 June 2020
Pjanic mesazh i koduar në katër gjuhë për Juventus:
Miralem Pjanic po e kalon në vëmendjen e merkatos pauzën e kampionatit. Mesfushori i Juventus është në qendër të bisedimeve të bardhezinjve me Psg e Barcellona e në këtë trio negociatash boshnjaku ka dashur ti japë një mesazh të koduar shoqërisë bardhezi: "Koha nuk prêt askënd. Shiko përpara e shko drejt asaj që beson". Për herë të parë, në krahasim me të shkuarën, postimi është shkruar në katër gjuhët kryesore, përfshirë atë spanjolle e franceze. Një detaj merkato apo një rastësi, do ta thotë vetëm koha. Sigurisht që fati i Pjanic duket më larg nga Torino, nga Juventus e Italia. Kërkesat e nivelit të lartë për boshnjakun nuk mungojnë, ashtu si vlerësimi dhe interesi. Të parët që lëvizën për boshnjakun, që Sarri kërkon ta zëvendësojë me Jorginho e Chelsea, është Barcellona, që është larg akordit me Juventus, që kërkon në këmbim Arthur ose Ansu Fati. Edhe Psg është gati ta rikthejë Pjanic në Ligue 1 vite distancë nga eksperienca me Lion. Pjanic ndërkohë, "sheh përpara e shkon drejt asaj që beson" duke sjellë në vëmendje një markë orësh. Koha nuk pret, ai gjithashtu, e Juventus është i paralajmëruar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI