Flash

Asnjë ofertë nga Liverpool: Werner i dërgon një mesazh Interit

Lapsi.al 2 June 2020
Asnjë ofertë nga Liverpool: Werner i dërgon një mesazh

Timo Werner është njeriu i merkatos në këto moment, me sulmuesin gjerman autor të 25 golave në Bundesligë, që e ka bërë të qartë se të ardhmen e ka larg Leipzig. Në sfidën në distancë në merkato me Liverpool, sulmuesi gjerman në orët e fundit i ka dërguar një mesazh të rëndësishëm Interit përmes stafit të tij. Pavarësisht kujdesit personal të Jürgen Klopp, golashënuesi i Leipzig mban ende të hapur derën për zikaltrit, që ishin të parët që u interesuan për të ardhmen e tij. Disponibiliteti i lojtarit largon në këtë mënyrë shqetësimet e drejtorit sportiv zikaltër Piero Ausilio, që të premten e kishte konsideruar të humbur, duke e quajtur të përfunduar akordin me Liverpool.

Natyrisht lëvizjet e administratorit të deleguar Beppe Marotta e të Ausilio janë të lidhura ngushtë me dialogun me Barcelonën për Lautaro Martinez. Interesimi për Werner, ashtu si ai për Edinson Cavani, është në varësi të cështjes që po diskutohet me katalanasin. Vetëm kur drejtuesit blaugrana të përmbushin kushtin e klauzolës së kontratës së argjentinasit, Inter mund të nisë gjuetinë për zëvendësuesin. Në këtë moment nuk mund të përshpejtohet dhe Werner e ka të qartë. Është po aq e rëndësishme që Inter të qendrojë në garë për 24 vjecarin, që shumë e konsiderojnë një "sozi" të sulmuesit që Inter kërkon të zëvendësojë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI