Flash

Champions, hipoteza e fundit: finale me tetë skuadra në Lisbonë

Lapsi.al 2 June 2020
Champions, hipoteza e fundit: finale me tetë skuadra në Lisbonë

Do të vendoset në 17 qershor, me ekzekutivin e programuar nga Uefa, por formula Champions për të cilin në Nyon, në ditët e kaluara, la të kuptohet se "cdo skenar është i hapur", po kalon drejt hipotezës së fundit: një finale me tetë skuadra që të luhet e gjitha në Lisbonë. Pasi ditët e kaluara New York Times i kishte paraprirë qëllimit të Stambollit për të hequr dorë nga pritja e finales - duke patur parasysh se data e 29 gushtit parashikonte sidoqoftë ndeshje me dyer të mbyllura - Uefa nuk ka konfirmuar, por as mohuar dhe e nxitur nga klubet europiane ka vazhduar punën në kërkim të zgjidhjes për kupat europiane të pezulluara.

Përfundimi i kampionateve kombëtare, që brenda Ekzekutivit duhet të formalizojnë formatet e sezoneve respektive, lehtëson tashmë detyrën e konfederatës europiane me presidentin slloven Ceferin. Pas hipotezës Gjermani, propozimi i fundit në tavolinë, sipas El Mundo Deportivo, është ajo e Lisbonës si vend pritës, me një miniturne të stilit Botërori i klubeve: për tu përcaktuar mbetet nëse do të nisë nga cerekfinalet apo gjysëmfinalet.

Stadiumi është ai i Da Luz, me Jose' Alvalade në mbështetje në rast të finaleve me katër ose tetë skuadra. Shumë klube të rëndësishme, nënvizon Mundo Deportivo, nxisin Eca-n të kërkojë një përshpejtim në datën 22 gusht të finales, për të mos u ngatërruar me fillimin e sezonit të ardhshëm të kampionateve të fiksuar për në mesin e shtatorit. Pengesa vjen nga tv, që nuk e shohin me sy të mirë nga pikëpamja komerciale një miniturne të përqendruar në disa ditë. Mynihu e Wanda Metropolitano e Madridit janë alternativat e tjera që diskutohen për të zhvilluar finalen.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI