Flash

Barcelona një hap nga Pjanic: tek Juventus mbërrin Dembélé

Lapsi.al 3 June 2020
Barcelona një hap nga Pjanic: tek Juventus mbërrin

Dembélé e Juventus janë më pranë, që do të thotë se Barcelona është një hap larg Barcelonës. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle 'Mundo Deportivo', sipas të cilës sulmuesi anësor francez është gati të pranojë transferimin në Itali tek klubi bardhezi, detaj që mund të përbëjë pikën vendimtare të transferimit të Miralem Pjanic tek Barcellona. Pas refuzimit të Arthur e refuzimit të blaugrana për të përfshirë talentin Ansu Fati në operacion, karta Dembélé mund të zhbllokojë gjithcka. Juventus është i interesuar për lojtarin, por e do në huazim.

Barcellona është e gatshme për shitjen e Dembélé, që u mor nga Borussia Dortmund për 105 milionë. Tek Juventus lojtari do të kishte mundësinë të luante me më shumë vazhdimësi e të tregonte vlerën e tij, duke fituar kohën e humbur larg fushave për shkak të dëmtimeve. Mundo Deportivo sqaron se gjëerat tani kanë ndryshuar, sepse lojtari ka dhënë aprovimin për të kaluar në Torino. Ngërci tani është tek kushtet, në kohën kur francezi vjen nga një ndërhyrje kirurgjikale në shkurt pas këputjes së tendinës në bicepsin e kofshës së djathtë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI