Flash

Dalin rezultatet e tamponeve tek Bylis: FSHF jep vendimin "Qardaku rast i izolur"

Lapsi.al 3 June 2020
Dalin rezultatet e tamponeve tek Bylis: FSHF jep vendimin "Qardaku rast i

Kanë dalë tashmë rezultatete e testimeve të bëra nga futbollistët e Bylis, pasi është mësuar lajmi për pozitivitetin e Qardakut me Covid 19. Fatmirësisht asnjë lojtar i mallakastriotëve nuk ka rezultuar pozitiv e konfirmuar kjo edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit: "Pas testeve ka rezultuar se asnjë pjesëtar tjetër i KF Bylis nuk është prekur nga virusi dhe të gjithë gëzojnë shëndet të plotë" shkruhet në komunikatë.

Në fakt, si pranon vetë institucioni që drejton futbollin në komunikatën për shtyp, sapo është njohur me rastin e futbollistit të KF Bylis, i cili pas testeve mjekësore rezultoi pozitiv me COVID 19, Federata ka marrë kontakt me drejtuesit e klubit mallakastriot dhe është informuar për situatën e krijuar: "FSHF njofton se janë ndjekur të gjitha protokollet shëndetësore dhe se të gjithë futbollistët dhe stafi i KF Bylis i janë nënshtruar testeve mjekësore për të verifikuar nëse ka pasur përhapje të infeksionit".

Aktualisht, futbollisti i infektuar me COVID 19 është karantinuar sipas rregullave dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI