Flash

Futboll pas tre muajsh si kurrë ndonjëherë: Superioria zbret në fushë për javën e 27-të

Lapsi.al 3 June 2020
Futboll pas tre muajsh si kurrë ndonjëherë: Superioria zbret

74 ditë nga hera e fundit që skuadrat kishin zbritur në fushë për të kuajtur një ndeshje kompetitive, futbolli kthehet të marrë vendin që i takon, duke u munduar të fshijë edhe atë pak kujtesë nga një pandemi globale, që krijoi një pezullim të paprecedentë. Duhet ta bëjë megjithatë me dyer të mbyllura, sipas vendimeve të qeverisë në sugjerimet e autoriteteve shëndetësore.

Të gjithë mezi presin të lëvizin topin nga qendra, por në anën tjetër është ankthi i një kalendari të ngjeshur që mund të krijojë probleme dëmtimesh ndër lojtarët. Gjithësesi do të luhet dhe kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Në orën 17.00 përmes ekranit të TV do të mund të shijohen katër ndeshjet e para, pas tre muajsh, ndërsa javën e 27 do ta mbyllë Partizani-Skënderbeu në orën 20.00.

Vëmendja është përqendruar në Ballsh, aty ku shkojnë kryesuesit e Tiranës: jo vetëm për nivelin e ndeshjes, por edhe për faktin se tek Bylis ka rezultuar edhe futbollisti i vetëm pozitiv, një ditë para ndeshjeve. Qardaku megjithatë duket një rast i izoluar, sepse tamponet kanë përjashtuar pozitivitetin tek lojtarët e tjerë. Një pikë larg zonës së playout për Bylis është domosdoshmëri fitorja, por duhet ta bëjë kundër një skuadre që nuk humbet në kampionat prej 12 javësh e që shpejton të qepë matematikisht titullin në fanellë, duke qënë se distanca me Kukësin e vendit të dytë është që tani 9 pikë.

Laci-Teuta është sfida tjetër që vlen Europën, me dy formacionet që ndahen nga vetëm një pikë. Për durrsakët rruga e Europës kalon nga Kurbini, ku Cungu pret nga të tijtë që të vazhdojnë të ruajnë fushën e shtëpisë si fortesën kryesore. Kukësi në letër nuk duhet të ketë probleme, kundër Luftëtarit të parafundit, që në dy miqësoret e fundit para rifillimit është mundur edhe nga Këlcyra e Butrinti. Për Vllazninë është mundësia më e mirë për të tentuar kalimin e zonës së playout, duke shpresuar që Bylis të mos fitojë kundër Tiranës e natyrisht vetë të mposhtë Flamurtarin e vendit të fundit.

NDESHJET JAVA 27

03/06/20

Kukësi 17 : 00 Luftëtari

Laçi 17 : 00 Teuta

Bylis 17 : 00 Tirana

Flamurtari 17 : 00 Vllaznia

Partizani 20 : 00 Skënderbeu

TË SKUALIFIKUARIT PËR JAVËN E 27-të

Problemet e teknikëve me formacionin duket se do të jenë vetëm në bazë të formës së lojtarëve, që në këmbë kanë vetëm dy javë stërvitje kolektive, sepse të skualifikuarit janë vetëm 7 të shpërndarë në 6 klube të Superiores. Vetëm Flamurtari ka dy lojtarë të skualifikuar, ndërsa katër skuadra kanë nga një lojtar të padisponueshëm. Nuk kanë lojtarë të pezulluar me kartonë Tirana, Laçi, Luftëtari dhe Teuta.

TË PEZULLUARIT

Flamurtari – Olsi Gocaj (mbrojtës), Kreshnik Nebihu (mesfushor)

Partizani – Uilliam Melo (mesfushor)

Kukësi – Erhun Obanor (mbrojtës)

Vllaznia – Behar Ramadani (mesfushor)

Skënderbeu – Jorgo Meksi (mbrojtës)

Bylisi – Stivian Janku (mbrojtës)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI