Flash

"Gasperini i papërgjegjshëm": Valencia kërkon ndërhyrjen e Uefa-s

Lapsi.al 3 June 2020
"Gasperini i papërgjegjshëm": Valencia kërkon

Valencia ka kërkuar nga Uefa e autoritetet shëndetësore italiane të ndërhyjnë në cështjen e krijuar nga vetë trajneri i Atalantës Gianpiero Gasperini. Lajmin e ka bërë të ditur Marca, sipas të cilit tekniku italian ka përfunduar në shënjestrën e klubit spanjoll, pasi rrëfeu se ishte goditur nga koronavirus para ndeshjes së Champions League në 10 mars në Valencia. Ana Barcelò, përgjegjësja e departamentit sanitar në Valencia, e ka gjykuar 'të papërgjegjshme' sjelljen e Gasperinit.

Pasi publikoi një komunikatë që analizonte fjalët e teknikut zikaltër, Valencia tani i kërkon Uefa-s të nisë një hetim mbi Gasperini e mbi Atalantën, sepse nëse do të dihej që trajneri kishte simptomat e Covid-19, skuadra do të ishte futur në karantinë dhe sipas protokollit nuk do të zbriste në fushë.

E gjitha lindi nga deklaratat e bëra nga tekniku mbi simtomat e Covid-19 që i ndjeu në vigjilje të ndeshjes së luajtur në Mestalla në 10 mars: zikaltrit fituan 4-3 në kthim në 1/8 e finales, duke marrë një vend historik në cerekfinale, e takimi u luajt me dyer të mbyllura për motive sigurie e kujdesi për shëndetin publik. Pas asaj ndeshje Valencia pati 10 lojtarë e 15 punonjës pozitivë me virusin.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI