Flash

Milan ndryshon programin rikuperues të Ibrahimovic: një muaj stop edhe për Duarte

Lapsi.al 3 June 2020
Milan ndryshon programin rikuperues të Ibrahimovic: një muaj stop edhe

Pas rifillimit të seancave stërvitore kolektive, Milan duhet të bëjë llogaritë me dëmtimet: pas Zlatan Ibrahimovic është ndalur edhe Leo Duarte. Për mbrojtësin brazilian, i operuar në fund të nëntorit për shkak të një frakture që e mbajti gjatë larg fushave, dyshohet për një tërheqje muskulare. Në orët e ardhshme lojtari do të kryejë të gjithë kontrollet e nevojshme e nëse do të konfirmohet diagnoza e parë duhet të qendrojë jashtë për një tjetër muaj. Ibrahimovic është rikthyer në Itali e do të bëjë kontrollin e pulpës së dëmtuar "në 48 orët e ardhshme".

Ibra ishte kthyer në Suedi të nesërmen e dëmtimit, pasi kontrollet evidentuan lëndimin e muskulit soleo të pulpës së djathtë. Sulmuesi është kthyer në mesditë në Milano, ku "në 48 orët e ardhshme" do ti nënshtrohet një tjetër rezonance magnetike për të vlerësuar situatën e për të vendosur programin e ri të rikuperimit që duhet ta kthejë në fusha pas rreth një muaji.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI