Flash

Spanja hapet për tifozët në Champions: "Stadiumet me publik në fazën 3"

Lapsi.al 3 June 2020
Spanja hapet për tifozët në Champions: "Stadiumet me publik

Fernando Simon, drejtori i Qendrës së koordinimit për sinjalizimet e emergjencat sanitare të Spanjës, lë të hapur mundësinë e stadiumeve me publik. "Kemi diskutuar disa aspekte të rëdnësishme si prezenca ose jo e tifozëve në tribuna - ka shpjeguar epidemiologu -. Asnjë përgjigje përfundimtare nuk është dhënë, natyrisht sepse nuk mund të jepet në këtë moment. Por është e vërtetë që ministria ka premtuar të bëjë një vlerësim të rreziqeve. E në rastin në të cilin në fazën 3, sipas situatës epidemiologjike, mund të bëhet, do të bëhet". Një lajm i mirë për tifozët spanjoll, në vecanti për ata të Barcelonës që, nëse gjithcka shkon mirë, mund të kthehen në Camp Nou për të mbështetur Messi e të tjerët në sfidën e kthimit të 1/8 të Champions League.

Faza 3 për të cilën flet Simon është e fundit e parashikuar nga Qeveria për të kthyer normalitetin në Spanjë, praktikisht ajo me lirinë më të madhe gjithnjë duke respektuar distancimin social e normat higjienike: do të rifillojnë edhe spektaklet e koncertet, vetëm aty ku është e mundur të mbahet një distancë prej 2 metrash mes spektatorëve e pa kaluar asnjëherë 50 % të kapacitetit të vendeve.

Barcellona me qytetin e saj metropolitan është një nga qytetet më të goditura nga pandemia e vetëm në 25 maj është futur në fazën 1 e jo para 8 qershorit do të futet në atë 2. Duke marrë në konsideratë se cdo fazë zgjat të paktën dy javë e se Champions nuk do të fillojë para gushtit, është gjithë koha e duhur që Camp Nou të jetë i mbushur përgjysëm. Një problem më shumë për Napolin, që duhet të bëjnë mrekullinë, pas 1-1 në San Paolo.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI