Flash

Inter 'biznesmen': shet Lautaron 110 milionë euro, gjen zëvendëësuesin për 15

Lapsi.al 4 June 2020
Inter 'biznesmen': shet Lautaron 110 milionë euro, gjen

Në kohën kur shtohen gjithnjë më shumë zërat për një lamtumirë të Lautaro Martinez, në drejtim të Barcelonës, Inter po punon për të bërë një goditje në repartin e avancuar, duke kërkuar gjithnjë në Argjentinë. Duke qenë se Lautaro rezultoi blerje e zgjuar, zikaltrit duan të vazhdojnë në këtë orientim, duke balancuar kualitetin e cmimin, si kriter fondamental. Në shënjestër të njerëzve të merkatos zikaltër e të Javier Zanetti, është Adolfo Gaich, qendërsulmuesi 21 vjecar i San Lorenzos. "Duam ta shesim në këtë dritare merkato - ka pranuar Diego Delledonne, menaxheri i klubit argjentinas -. Presidenti ka një raport shumë të mirë me Zanettin e Gaich është gati".

Në aksin Milano-Barcellona po punohet për të kuptuar termat ekonomikë të shitjes së Martinez tek katalanasit, me Ausilio që nuk lëviz nga vlerësimi pre 110 milionë euro të klauzolës së zgjidhjes së kontratës. Në të njëjtën kohë në shtëpinë e Inter shihet edhe për të ardhmen e ky këndvështrim ka profilizuar zgjedhjen për Gaich: "Klauzola është 15 milionë dollarë - ka konfirmuar Delledonne për FcInterNeës -, por është plotësisht e negociueshme. Kemi një raport shumë të mirë me Zanettin...".

Ajo që nuk diskutohet është mënyra e tratativës: asnjë huazim, vetëm shitje me titull përfundimtar: "Idea jonë është ajo që ta lejojmë të largohet në këtë dritare merkato - ka konfirmuar tekniku i San Lorenzo -. Gaich ka karakteristikat e moshën e duhur për të bërë mirë në cilëndo shoqëri, edhe në një klub të madh si Inter".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI