Flash

"Kam darkuar më shumë me Cholo se me familjen time: Simeone humb krahun e djathtë tek Atletico

Lapsi.al 4 June 2020
"Kam darkuar më shumë me Cholo se me familjen time: Simeone humb

Kishte kohë që përflitej, por sot mbërriti zyrtarizimi: pas 9 vitesh, German ‘el Mono’ Burgos do të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit. Tekniku argjentinas ka vendosur të ndahet nga miku i tij vëllazëror, Diego Simeone, për të tentuar karrierën si trajner i parë. "Pas 10 vjetësh në Liga, besoj se jam plotësisht në gjendje të drejtoj një skuadër - ka shpjeguar ai në faqen zyrtare të klubit - Nuk është një lamtumirë. E ardhmja do të tregojë nëse do të rishihemi".

Cholo do të humbasë kështu krahun e tij të djathtë legjendar. "Është një mik, njihemi prej shumë kohe - ka treguar Burgos -. Kuptohemi me shenja, pa shenja, me shikime, pa shikime. Me sinjale nga 50 metra e di cfarë më thotë. Kam drekuar e darkuar më shumë me Cholo se me familjen time sepse tetë vjet me Argjentinën, plus vitet me Atletico si lojtar, plus si trajner gjithnjë me Atletico... Është një kohë e gjatë. Të kuptohesh në këtë mënyrë është e mrekullueshme".

Përpara se të ndahet nga Atletico (e ardhmja mund të jetë në Argjentinë ku ndiqet nga River Plate e Union Santa Fé), el Mono ka një ëndërr të madhe: "Ka ende objektiva për të arritur, si të kualifikohemi në Champions League sezonin e ardhshëm e ëndërrën e të gjithëve: të fitojmë Champions League".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI