Flash

A qëndronte Ilir Meta pas lajmit për groposjen e mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri?

Lapsi.al 5 June 2020
A qëndronte Ilir Meta pas lajmit për groposjen e mbetjeve të

A ka qëndruar Ilir Meta pas lajmit të përhapur tre vitë më parë se 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme janë groposur në Shqipëri? Arrestimi i një ish senatori Italian, De Gregorio, shkrime në gazeta serioze si Il Fatto Quotidiano, dhe përmendja në të i një njeriu të përafët me presidentin e republikës e kanë shtyrë mazhorancës të shohë pas gjithë kësaj një komplot për rrëzimin e qeverisë Rama 1.

Në mars të 2017 një faqe pak e njohur italiane “Pianeta Italia”, botoi lajmin se 1300 kontenierët me mbetje të rrezikshme kishin hyrë në Shqipëri me pretendimin se do të groposeshin në Maqedoni, por ato nuk kishin dalë asnjëherë nga kufiri shqiptar.

Ky lajm i publikuar ndërkohë që PD protestonte në çadër dhe Ilir Meta ishte ende kryetar kuvendi e rëndonte tej mase qeverinë e rilindjes. Të mos harrojmë se në atë kohë Rama kishte nisur një projekt për futjen e plehrave në shqipëri që nuk ishte pranuar të votohej nga LSI.

Kryeministi e mohoi që atëhere këtë fakt si një gënjeshtër të rëndomtë. Dhe pas hetimeve dhe përgjimeve të fundit italiane rezulton se ai mund të ketë pasur të drejtë.

Sipas gazetës Il Fatto Quotidiano që bazohet në përgjimet e autoriteteve të këtij vendi, këshilltari i presidentit Meta, Ilir Kulla, ka angazhuar ish-senatorin De Gregorio, për të organizuar një fushatë shpifjesh, me qëllim rrëzimin e Edi Ramës. “Bazuar në atë që doli nga përgjimet, Kulla i kishte dhënë një ‘mandat’ De Gregorios, për të organizuar, përmes njohjeve të tij dhe mjeteve të komunikimit në dispozicion të tij, një fushatë shpifjesh në shtyp për qeverinë shqiptare, e cila do të provokonte rënien e saj ”, shkruan gazeta italiane.

Natyrisht, gazeta nuk i referohet shprehimisht ardhjes së supozuar të 1300 kontenierëve me mbetje në Shqipëri, por koha e publikimit të këtij lajmi përkon me atë të përgjimeve të Ilir Kullës me De Gregorion.

Kaq i është dashur Edi Ramës që të publikojë menjëherë një status që vërteton qëndrimet e tij të mëparshme: “Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!”, shkruajti Rama.

Në një mënyrë të tërthortë njeriu i afërt i Ilir Metës e ka mohuar skandalin ndonëse nuk i ka mohuar lidhjet me ish senatorin e arrestuar Sergio De Gregorio: “Pavarësisht qasjes qesharake të një shkrimi të porositur se unë paskam lobuar kundër qeverisë tonë në Itali e atij që i paskam lobuar dhe më paska paguar për “detyrën” që i paskam dhënë.

Më duhet të them se kjo është vetëm një SHPIFJE dhe asgjë më tepër. Çdo kritikë, oponencë dhe opozitë që kam bërë me këtë qeveri dhe qeveritë e mëparshme i kam patur publike dhe do ti kem publike” ka shkruar Kulla në Facebook po pa dhënë shpjegime konkrete për përgjimet italiane.

Dyshimet për infiltrimin e këtij lajmi shtohen edhe nga fakti se personazhe të dorës së parë në LSI lobuan për botimin e tij në mediat shqiptare. Pra hipotezat se presidenti aktuali i republikës mund të qëndronte pas lajmit të botuar në faqen e panjohur “Pianeta Italia” dhe të rimara pastaj në mediat e Tiranës, nuk janë fare të pabaza.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI