Flash

Ish-sulmuesi i Inter, jetë e re në Shanghai: në karantinë bëhet prodhues xhini

Lapsi.al 6 June 2020
Ish-sulmuesi i Inter, jetë e re në Shanghai: në karantinë

“Ka emrin tim të shkruar, kështu që pija ka kualitet”. Marko Arnautovic ka qendruar në formë edhe gjatë pezullimit të futbollit për shkak të Koronavirus, nuk ka shtuar peshë e vetëvlerësimi nuk i ka humbur në karantinë. Madje lojtari i përfaqësueses austriake ka gjetur mundësinë të prezantojë idenë e tij të fundit "Arnautovic Premium Gin" dhe e ka bërë nga bari mbi catinë e Hotel Grand Ferdinand në Ringstrasse në Vjenë. ”Lëngjet e frutave i bëjnë të tjerët”, bën humor ish-sulmuesi i Inter tani tek Shanghai SIPG.

Pija ofron “vetëm” 40 perqind alkol, por Arnautovic jep gjithnjë 100 % e më shumë: “Në ndeshje e stërvitje nuk mund të ndalem në 40 perqind”. Pija nuk është, natyrisht, për sportistë të vërtetë apo të rinj, por për publikun në përgjithësi nëse kanë motiv për të festuar: “Atëherë mund të shijosh momentin me një gotë xhin”, nënvizon ish-interisti që preferon xhinin para vodkas, birrës apo verës. “Nuk jam i pari që prodhon pije alkolike. Produkti duhet të përfaqësojë kënaqësi”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI