Flash

Pas dëmtimit e aludimit për Covid, Strakosha luan ndeshjen e parë të kontrollit me Lazion

Lapsi.al 6 June 2020
Pas dëmtimit e aludimit për Covid, Strakosha luan ndeshjen e parë

Një rikthim i rëndësishëm. Thomas Strakosha ka marrë pjesë në ndeshjen e kontrollit të fundjavës. Ka luajtur vetëm një pjesë (prej 30 minutash), por pr teknikun e Lazios, Simone Inzaghi e rëndësishme ishte ta kishte në fushë. Portieri shqiptar i kombëtares (që ka njoftuar veprime ligjore kundër Massimo Brambati për afirmimet se laciali hiqej si i dëmtuar për të fshehur pozitivitetin ndaj Koronavirus) ka pësuar vetëm një gol, nga Luis Alberto. Për pjesën tjetër të sfidës është shfaqur me reflekse e reagime të mira, sipas asaj që pohon Gazzetta dello Sport. E kështu, Inzaghi mund të jetë i lehtësuar.

Ndeshja e kontrollit është zhvilluar në fushë të reduktuar, me portat e spostuar në limit të dy zonave të penalltisë. Skuadrat ishin të përziera (Immobile e Caicedo nga njëra anë, Luis Alberto e Correa në tjetrën) e të përbëra nga vetëm 10 lojtarë. Kanë munguar, për motive parandaluese, Milinkovic e Leiva, përvec Vavro (punë e diferencuar), Adekanye (tërheqje muskulare e dyshuar) e tre të kthyerit në orët e fundit nga jashtë (Lulic, Proto e Lukaku). Ndeshja e kontrollit ka përfunduar 4-4, dygolësh tjetër për Caicedo, pas atij në mesjavë. Mesazhin Inzaghit, në vigjilje të ndeshjes me Atalantën, përvec portierit Strakosha i'a ka dhënë të qartë edhe amerikano-jugori.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI