Flash

Zidane përsërit planin me të cilin fitoi Champions: dy Real të ndryshëm për të mbyllur sezonin

Lapsi.al 6 June 2020
Zidane përsërit planin me të cilin fitoi Champions: dy Real

Eshtë një ide që mund ti vijë vetëm atij që ka në dispozicion një organikë të madhe e me kualitet të lartë. E duke qenë se bëhet fjalë për La Liga, projekti mund ti kishte shkuar ndër mend vetëm Real Madrid apo Barcelonës. Në këtë rast është Zinedine Zidane që ka në mend një plan për të shpëtuar të tijtë nga turi i forcës, duke krijuar dy skuadra të ndryshme: një Real Madrid titullar e një rezervë që të jetë në gjendje të alternohen sipas kundërshtarëve që duhen përballuar. Një plan që Zizou ia ka shpjeguar të tijve e që ka një precedent fitues në sezonin 2016-17, atë të 'doblete' Champions e kampionat.

Real ka 25 lojtarë në përbërje e ndoshta, për një projekt të këtij lloji, ka vetëm një problem: të gjejë alter egon e Benzema, duke qenë se zëvendësuesit e mundshëm, Jovic e Mariano Diaz, janë të dëmtuar. Kështu, alternativa e vetme mund të jetë Asensio i pozicionuar si falso nueve.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI