Flash

Champions League, merret vendimi: finalet në Lisbonë

Lapsi.al 7 June 2020
Champions League, merret vendimi: finalet në Lisbonë

Duket tashmë e sigurtë që finalja e Champions League 2019-20 do të luhet në Portugali në Lisbonë. Sipas asaj që tregon e përditshmja gjermane Bild, qyteti luzitan, ka kaluar konkurencën e Frankfurtit e Moskës, pas tërheqjes së Stambollit, selia e zgjedhur prej kohësh për epilogun e kompeticionit më të rëndësishëm europian, ku gjithcka do të zhvillohej me dyer të mbyllura. Vendimi do të zyrtarizohet në mbledhjen e Ekzekutivit Uefa të 17 qershorit të ardhshëm e në të njëjtën kohë do të jepet aprovimi për "final eight", që do të jenë rasti i paprecendentë në Champions.

Sipas gazetës gjermane nuk ka më një klub portugez në kompeticion e Portugalia është gati të përmbushë kërkesat e Uefa-s edhe për numrin e stadiumeve në dispozicion. Uefa ka ndërmend të rinisë kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube në muajin gusht me katër 1/8 e finaleve që nuk janë luajtur akoma për shkak të ndërprerjes nga koronavirus.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI