Flash

Rrëfimi i trishtë i Hamilton: "I vogël viktimë e bullizmit, më rrihnin se isha me ngjyrë"

Lapsi.al 7 June 2020
Rrëfimi i trishtë i Hamilton: "I vogël viktimë e

Lewis Hamilton kthehet të flasë për cështjen George Floyd e racizmin, por këtë herë e bën duke gërmuar thellë në kujtimet e tij: "Kam lexuar cdo ditë gjithcka për tu informuar sa më shumë mbi atë që po ndodh në këtë luftën tonë kundër racizmit e kjo riktheu në mendjen time kujtime të dhimbshme të fëmijërisë sime - ka shkruar kampioni anglez në një postim të gjatë në Instagram - Kam folur gjithnjë pak për eksperiencat e mia personale. Jam munduar ti mbaj brenda, të mos tregoj dobësi, të shkatërroj me dashuri e ti mund në pistë, por kur isha i vogël, larg nga cirkuitet, kam qenë viktimë e bullizmit e më rrihnin për shkak të ngjyrës së lëkurës sime".

Lewis ka treguar më pas si arriti të përballonte atë që ishte i detyruar të pësonte: "Efektet negative nuk mund të llogariten. Ja përse ngas makinën kështu. Është shumë më e thellë se të bësh sport, unë luftoj akoma. Falë Zotit kisha babin tim, një figure e fortë e zezë që mund ta shihja gjithnjë, që e disa se më kuptonte e do ishte në krahun tim, cfarëdo të ndodhte. Jo të gjithë e kemi, por duhet të qendrojmë pranë atyre që nuk e kanë e ti bëjmë të ndihen të mbrojtur. Pyes veten përse 2020-a është një vit kështu, por mendoj se mund të jetë një vit i rëndësishëm i jetës sonë, për të nisur më në fund të ndryshojmë presionin sistematik mbi minorancat. Duam vetëm të jetojmë, të kemi të njëjtat mundësi në jetë, të ecim në rrugë, të shkojmë në shkollë ose të futemi në dyqane pa u shqetësuar për asgjë. E meritojmë të gjithë. Barazia është vendimtare për të ardhmen tonë, nuk duhet të reshtim së luftuari, unë nuk do të resht kurrë, nuk dorëzohem".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI