Flash

Video/ Schalke nuk mund dot as Berlinin: Ujqit godasin në shtëpinë e Rashicës

Lapsi.al 7 June 2020
Video/ Schalke nuk mund dot as Berlinin: Ujqit godasin në

Në javën e 30 të Bundesligës Wolfsburg triumfon 1-0 në Bremen e merr një fitore vendimtare për objektivin Europa League. Merita është e golit të Weghorst 8 minuta nga fundi, që zhyt në telashe Werder Bremen, i parafundit e -3 nga zona e playout kundër të tretës së Zweite Liga. Në Berlin, Union-Schalke 1-1: vendasit në avantazh me Andrich, por arrihen nga një super gol i Kenny.

WERDER BREMA-WOLFSBURG 0-1

Werder Bremen ishte i dëshpëruar përpara ndalesës së kampionatit, por kishte rigjetur një lloj stabiliteti pas rifillimit të Bundesligës (shtatë pikë në katër ndeshjet e fundit). Më shumë se Wolfsburg, që është i gjashti e në luftë për tu kualifikuar në Europa League. Me këtë shpirt u përplasën dy "jeshilët" e Gjermanisë, në një sfidë që në Weserstadion dominohet nga tensioni që në fillim. Luajti më mirë Werder, që pati vështirësi të konkretizojë, me kundërshtarët që përdorin kundërsulmin, por kur dalin nga anët e Pavlenka janë të frikshëm. Werder rritet në lojë e Sargent ndërtoi aksionin më të rëndësishëm të pjesës së parë, me Osako që testoi reflekset e Casteels. Pjesa e dytë kishte më tepër emocion, por sulmuesit e dy skuadrave nuk duket se përmirësojnë shënjestrën, sidomos me shiun e rrëmbyeshëm që nisi në Bremen. E megjithë minutat e fundit dominohen nga miqtë që në fillim goditën traversën me silurën e Schlager, e më pas gjetën golin e fitores në të 82': merita e Weghorst, që shfrytëzoi me një goditje spektakolare me kokë në krosimin e Klaus. E për skuadrën e Bremen, është humbja e 10 në shtëpi dhe e 16° sezonale, që afron gjithnjë e më shumë verdiktin e hidhur.

UNION BERLIN-SCHALKE 04 1-1

22 lojtarët dhe arbitrat gjunjëzohen para ndeshjes në rrethin e mesfushës, si shenjë solidariteti drejt asaj që po ndodh në Shtetet e Bashkuara. Një gjest i bukur për dy skuadra në krizë (Union e Schalke) që natyrisht nuk e fshehin: ajo që tregojnë në fushë është një ndeshje taktike, ku Minatorët kishin frikë të gabonin e, si gjithnjë në këto raste, përfundojnë duke bërë gabime fatale. 1-1 është një rezultat i mirë për të gjithë, sepse Schalke lëviz më në fund në klasifikim pas rifillimit, e Union kthehet +4 ndaj Fortuna Düsseldorf e treta nga fundi. Pjesën e parë e dominon Union, që mori avantazhin në tentativën e dytë: gabim i Miranda, që lejoi një kundërsulm fatal të finalizuar nga Andrich, në golin e parë në Bundesliga (10'). Schalke arrin të qendrojë në këmbë pas golit të pësuar, por duhet të falenderojë Kenny për barazimin në minutën e 28': shumë i bukur goli i anglezit, që e mori topin deri në 25 metra nga porta për të lëshuar një silurë të pakapshme për Gikieëicz. Në klasifikim, Schalke është në vendin e nëntë me Hertha Berlin në kuotën e 39 pikëve, ndërsa vendasit shkojnë në 32.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI