Flash

“Muri” i ngritur nga Inter për Lautaro, pozicionon Barcelonën tek Neymar

Lapsi.al 8 June 2020
“Muri” i ngritur nga Inter për Lautaro, pozicionon

Njërin ose tjetrin, Lautaro ose Neymar: të dy janë objektivë të deklaruar të Barcelonës, të dy të vështirë për tu arritur. Gati i pamundur braziliani, shumë i komplikuar argjentinasi. E megjithatë në Katalonjë insistojnë, të bindur se të dy duan të veshin fanellën blaugrana. E kur një tratativë del në plan të dytë, avancon tjetra: e përpiktë në fakt ajo që trumpeton Mundo Deportivo, sipas të cilës Neymar i ka thënë shokëve të Psg se dëshiron të përfundojë në mënyrën më të mirë Champions në gusht për tu kthyer më pas në Barcellona. E përpiktë duhet thënë, sepse në frontin Lautaro situate nuk është më kaq e qartë sa disa ditë më parë. Ose më mirë, sepse bllokimi i Inter (sulmuesi nuk është në shitje dhe largohet vetëm duke paguar klauzolën 111 milionë) është marrë si një hendek I pakapërcyeshëm.

E atëherë, në vëmendje kthehet Neymar, i penduar që u largua nga Barcellona dhe gati të kthehet "në shtëpi". Por nëse për Lautaro duhen 111 milionë, për brazilianin duhen edhe më tepër e lojtarët në këmbim të vendosur në tavolinë nuk bindin as parisienët. Deri tani Lautaro nuk ka dalë kurrë hapur zyrtarisht, ndërsa Neymar nuk e ka fshehur asnjëherë nostalgjinë e tij katalanase, gjë që ndoshta e bën edhe më të favorizuar në përzgjedhjen që duhet të bëjë Barcelona.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI