Flash

"Nëse më largon, nuk dua asnjë lek nga kontrata": Demi e riktheu Sormanin për një "peng", por tani është katastrofë

Lapsi.al 8 June 2020
"Nëse më largon, nuk dua asnjë lek nga kontrata": Demi

Një histori me dy pjesë ajo e Adolfo Sormanit me Partizanin: e para aspak e keqe por e përfunduar në një moment nervozizmi të presidentit Gazmed Demi, e dyta e papërfunduar por me konotacionin e një katastrofe të vërtetë. Të dyja janë pasoja të njëra-tjetrës. Kur italiani u largua në tetor të 2016 pasi udhëhoqi skuadrën për katër muaj, presidenti Demi e konsideroi një vendim të nxituar dhe mbeti peng moral i fjalëve që i tha tekniku nga Genoa kur ia komunikoi: "Nëse largohem nga detyra nuk më detyrohesh asgjë nga pjesa e mbetur e kontratës".

Fjalë xhentilmeni të teknikut 54 vjeçar, që e bënë numrin 1 të klubit ta thërriste, sapo Franco Lerda u shkarkua nga detyra. Por sado që konsiderohej një njeri i punës, Sormani nuk arriti kurrë ta bënte Partizanin as të luante mirë, e as të merrte rezultate. Nga klubi shpejtojnë të sqarojnë se Sormani ka patur ditën e pushimit dhe ka qendruar në shtëpi, por bisedat për situatën e krijuar, kur Partizani nga i menduar për titull është në zonën e playout dhe rrezikon qendrimin në Superiore, nuk mund të anashkalohen.

Lerda të paktën kishte një skuadër më të mbledhur, ndoshta jo zbavitëse, por dinte të luftonte dhe ishte në garë për titullin, sic ishte edhe idea e konstruktimit të të kuqve. Sormani ka bërë më keq se cdokush që drejtoi skuadrën këtë sezon, madje edhe më keq se Kalari. Nga 38 pikët e klasifikimit, 25 i ka marrë pikërisht Lerda në 14 ndeshje, ndërsa Sormani në 11 ka koleksionuar vetëm 10 pikë me 3 fitore një barazim e 7 humbje (pa llogaritur disfatën e eleminimit nga Kupë përballë Besëlidhjes). Edhe Kalari me një fitore në tre ndeshje ka marrë mesatare-pikë më të lartë se tekniku aktual, që duket se po përjeton orë vendimtare.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI