Flash

Sëmundja nuk e mposht Mihajlovic: Bologna e mendon në stilin Ferguson

Lapsi.al 8 June 2020
Sëmundja nuk e mposht Mihajlovic: Bologna e mendon në stilin Ferguson

Sinisa si Ferguson? Ka një plan për të zgjatur kontratën e Mihajlovic nën shembullin e strategut skocez që ka drejtuar për 27 sezone Manchester United. Cështja nuk shtrohet shumë në kohëzgjatjen e raportit sa në figurën që tekniku serb do të ketë tek Bolonja në të ardhmen, me një kontratë që do të zgjatet edhe pse skadaon që tani në 2022, me një profesionizëm që në qytet e në klub askush nuk e vë në diskutim.

Duke folur për Radio Anch’io Sport në Radio 1, administratori i deleguar kuqeblu Claudio Fenucci e ka pranuar pjesërisht krahasimin e jashtëzakonshëm: "Është disponibiliteti e dëshira nga ana e Bolonjës për të ndarë, përtej kontratës aktuale, një rrugëtim të përbashkët me Mihajlovic, duke vazhduar edhe në stadiumin e ri Dall’Ara, me një projekt vazhdimësie që shtrihet në kohë", ka deklaruar Fenucci, që më pas ka pranuar më qartë: “Èshtë një ide që po e mendojmë prej kohësh. Sepse, për shkak të sëmundjes së Sinisa e emergjencës Covid e konsiderojmë të papërmbushur këtë sezon në optikën e programimit teknik dhe duam të rikuperojmë duke shtyrë edhe bashkëpunimin me Sinisa, të paktën deri në 2023. Do flasim në momentin e duhur, tani nuk ka urgjencë. Besoj se palët janë në favor të kësaj zgjidhje".

I pyetur për objektivët e Bolonjës me rifillimin e kampionatit, drejtuesi nuk ka fshehur ambicjet e klubit: "Synojmë për një rinisje të fortë për të rikuperuar pikë ndaj skuadrave që kemi përpara, me synimin për tu kualifikuar për kupat e Europës për Mihajlovic e kjo duhet të bëjë pjesë gjithnjë në objektivët e klubit tonë".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI