Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

"Dybala mund të ishte i Inter": Marotta tregon skenarin, nëse ikën Lautaro

Lapsi.al 9 June 2020
"Dybala mund të ishte i Inter": Marotta tregon skenarin,

Nga lëvizjet e merkatos në rifillimin e kampionatit, duke prekur edhe temat e Lega Calcio e Figc. Beppe Marotta nuk heziton të flasë për gjithcka, edhe për pikat e nxehta si ajo e tratativës për Lautaro Martinez, i ndjekur me kujdes nga Barcellona. "Nuk e di cfarë mendojnë, ndoshta kanë alternativa. Unë shpresoj që të mos e paguajnë klauzolën". E, në rast lamtumire, do të mbërrijë një 'top player'.

Merkato është e komplikuar dhe mundësitë duhen kapur, edhe pse disa ide Marotta i ka. Federico Chiesa, sulmuesi i Fiorentinës është mes objektivëve të Inter por konkurenca e Juventus është e fortë, edhe pse Comisso pretendon për lojtarin të paktën 70 milionë euro. "Fiorentina ka pritshmëri ekonomike të larta, ja përse nuk kemi akoma një konfrontim me ta”, thotë Marotta në një intervistë për Gazzetta dello Sport e Corriere della Sera.

Administratori i deleguar zikaltër është përballur edhe me temën Dybala: "Është një prej talenteve më të mëdha. Vitin e kaluar u krijua ndjesia se mund të mbërrinte. Tani është i projektuar të jetë një lider i madh i Juves”. Ndërsa për Icardi, cështje që i ndau tifozët e Inter në dysh, pozicioni i shoqërisë është i qartë. "Bëmë një zgjedhje projekti edhe teknik, një vit më parë dhe e respektuam". Në lidhje me Serie A e rivalitetin me Juventus, Marotta nuk i frikësohet askujt sepse me ardhjen e Conte "rritje ishte e dukshme".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI