Flash

Ramës nuk i del e keqja me Lapsi-n. Bën batuta dhe ditën që ka marrë 650 milionë Euro borxh

Lapsi.al 10 June 2020
Ramës nuk i del e keqja me Lapsi-n. Bën batuta dhe ditën që

Edi Rama ka dy ditë në nuk ndalet me statuse në llogarinë e vet dhe me batuta në konferencën e shtypit që organizoi për marrjen e borxhit 650 milionë euro, kundër nje media-je modeste si Lapsi.al

Sot ai duke i'u përgjigjur pyetjeve të një gazetareje ekonomie ka përmendur ata që nuk marrin vesh nga shifrat por që i dalin atij në studiot e mbrëmjes ne prita me nga një 'laps në dorë'.

Jo më larg se dje, Lapsi.al bëri një analizë ku theksohej se si në intervistën e kryeministrit në 'Open', ai nuk kishte njohuri për shifrat e ekonomisë së vendit. Aty Rama tregoi se nuk ishte në djeni as të projeksioneve të papunësisë që do të shkaktojë në vend kriza pas pandemisë, as të studimeve të Bankës Botërore dhe as të Raporteve të FMN që vënë re se jemi vendi me shpërndarjen më të vogël të ndihmave financiare direkte në rajon (linku poshte).

Debati në Open/ Rama shkëlqen si batutaxhi por del bllof me shifrat 

Pasi në analizën e Lapsi.al atij iu vunë në dukje këto padituri (në asnjë moment ne nuk pretenduam se po gënjente me qëllim) Ramës nuk po i del e keqja. Fillimisht ai lëshoi një cicërimë në Twitter:

Por as kjo nuk i mjaftoi. Në konferencën për shtyp me gazetarë për "suksesin" e marrjes së borxhit ai sulmoi sërish analistët politikë që i zënë atij pritë me laps në dorë. Shiko videon më poshtë.

[video width="728" height="472" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/bandicam-2020-06-10-17-54-54-899.mp4"][/video]  

Por, në fakt, faji nuk është as i gazetarëve në përgjithësi dhe as i Lapsi.al në veçanti që qeveria aktuale sipas raporteve të organizmave ndërkombëtarë, ka marrë aq shumë porxhe sa nuk mund të shpërndante më shumë para për njerëzit e prekur ekonomisht nga kriza e Covid 19. Ata nuk janë përgjegjës për faktin se kryeministri nuk di të lexojë numrat, apo manipulon me to. Detyra jonë është thjesht ta vërejmë këtë dhe ta themi, qoftë me shkrim apo qoftë edhe në debate.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI