Flash

Loja me video/ Kush gënjen për paketën e tretë, Rama apo Basha?

Lapsi.al 11 June 2020
Loja me video/ Kush gënjen për paketën e tretë, Rama apo

Një lojë me video ka nisur prej dy ditësh lidhur me faktin nëse kryeministri Rama ka propozuar një paketë të tretë ndihme për të prekurit nga kriza e Covid 19.

Opozita ka publikuar dje dy video të montuara me njëra tjetrën ku kryeministri dëgjohet së pari të premtojë një paketë të tretë në 20-25 maj, dhe pastaj, kur kjo datë ka kaluar, ai e mohon atë me gojën plot në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut (poshte).

https://www.facebook.com/agronshehaj.al/videos/261562098242068/

Pra, sipas kësaj videoje të parë të publikuar nga PD, shefi i qeverisë është thjështë një mashtrues që nuk i mban premtimet që bën, ose per arsye se arka e shtetit nuk ka më para, ose se ai i do ato që kanë mbetur për ti shërbyer oligarkëve.

Që, dje makineria e propagandës së rilindjes u vu në lëvizje edhe për ta përgënjeshtruar këtë video edhe për ta ndaluar shpërndarjen e saj përmes kompanisë shqiptare të regjistruar në Gjermani, Akromax.

Dukej se mosrealizimi i një pakete të tretë ndërkohë që shumë shqiptarë kanë dalë të raskapitur financiarisht nga pandemia, i digjte shumë pushtetit.

Pikërisht për këtë kryeministria iu përgjigj PD-së me një video të dytë. Në të pretendohet se fjalitë e Ramës janë cunguar, se ato janë nxjerrë nga konteksti, se ai nuk paskësh premtuar domosdoshmërisht, një paketë të tretë, por vetëm në rastet kur kjo do të ishte e nevojshme, pra nëse njerëzit vazhdonin të mbeteshin pa punë (shiko videon poshtë ku brenda përgënjeshtrimit të Ramës gjendet edhe versioni i PD). 

Në fakt videoja e mësipërme na jep një situatë më të plotë. Eshtë e vërtetë që në publikimin e saj, PD e ka thjeshtëzuar ekstremisht realitetin. Ajo ka shkëputur fjalë për të arritur në konkluzionin: Rama premtoi dhe nuk e mbajti premtimin.

Por e vërteta është pak më ndryshe, sepse fjalia e kryeministrit në 13 prill është pak më e përbërë. Ai vërtet ka premtuar një paketë të tretë në mes të prillit, megjithëatë këtij premtimi i ka shtuar edhe një POR.

Pra, ka shtuar se kjo paketë e tretë do të jepej vetëm nëse ishte e nevojshme dhe nëse do të duheshin të ndihmoheshin njerëz që kanë humbur punën.

Po a ka të tillë sot në Shqipëri, të cilët do të kishin të nevojshme atë që Rama u premtoi që në prill?

Natyrisht që ka shumë njerëz që kanë mbetur pa punë.  Vetëm qeveria ka numëruar 70 mijë persona që kanë humbur pagën nga pandemia. Mengjithëse një pjesë e tyre kanë rifilluar, ata që kanë humbur pagën janë sërish shumë.

Një studim i fundit i Bankës Botërore flet për mundësinë që 38% e pagamarrësve ta humbin rrogën e tyre si rezultat i krizës ekonomike që pason pandeminë. Sidomos shumë vende do të humben në insustrinë fasone që ka përgjysmuar eksportet dhe në atë të turizmit për shkak të masave të distancimit social.

Pra pyetja e thjeshtë është? Për këta mijra qytetarë që do të mbeten pa punë, a do të duhej paketa e tretë që kryeministri ka premtuar? Gjithkush e ka të lehtë ta kuptojë përgjigjen. Rama ka gënjyer.

E vetmja alibi ku ai mbrohet qëndron në faktin se kjo gënjeshtër nuk është aq e thjeshtë sa në videon që ka prodhuar PD (Pra se kryeministri tha një gjë dhe se mbajti fjalën), por pak më e koklavitur: "Rama premtoi se do i ndihmonte njerëzit që mbeteshin pa punë për shkak të Covid 19 dhe tani nuk është në gjendje ta realizojë këtë". Prandaj nuk ka dhe paketë të tretë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI