Flash

Detajet e atentatit mafioz që tronditi Tiranën

Lapsi.al 12 June 2020
Detajet e atentatit mafioz që tronditi Tiranën

Një 40-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në një atentat të tipit mafioz në qendër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë Qendrës Kristal.

Viktima është Hekuran Billa, me origjinë nga Kukësi, por që prej vitesh jetonte në Tiranë. Ai është qëlluar teksa po udhëtonte me makinën e tij tip “BMW X6”.

Pak minuta pas ngjarjes një automjet tip Benz me portobagazh është gjetur i djegur në Pezë të Vogël. Mendohet se ajo u përket autorëve të atentatit pasi në brendësi të saj u gjet edhe një armë automatik tip MP5 me silenciator. Numrat e fundit të targës janë të hequra. Targat ishin të vjedhura dhe i përkisnin një automjeti tjetër tip ‘Renault’.

 

Hekuran Billa rezulton të jetë një person me precedentë penalë. Në vitin 2008, rezulton të ketë kryer një vrasje me armë në Angli.

Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata Angleze, lexohet se Billa është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një personi të identifikuar si Prel Marku. Në atë kohë, Billa, ishte 28 vjeç, ndërsa viktima, 22. Vendimi i Gjykatës së Anglisë është njohur nga drejtësia shqiptare dhe për pasojë, biznesmeni me origjinë nga Kukësi është ekstraduar drejt Shqipërisë, në vitin 2015.

Por për arsye të pashpjegueshme, 40-vjeçari ka dalë nga burgu dhe ka vijuar jetën e tij, deri në mbrëmjen e sotme, ku u ekzekutua me silenciator tek Komuna e Parisit.

Nga kërkimet në Qendrën Kombëtare te Biznesit, Hekuran Billa rezulton të ketë aktiv një biznes të tijin në Tiranë, ku jep makina me qira. “Car rent Albania”, quhet biznesi që administronte viktima. Dyshohet se Hekuran Billa ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës në Angli ndërsa një tjetër pistë është ajo e hakmarrjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI