Flash

Rama rishfaqet me monolog: “Do ndalojmë grumbullimet politike”

Lapsi.al 16 June 2020
Rama rishfaqet me monolog: “Do ndalojmë grumbullimet politike”

Pasi ka përdorur talljen dhe ironinë ndaj turit të Lulzim Bashës nëpër Shqipëri, Rama po hedh me sa duket një hap tjetër për t’i ndalur ato. Kryeministri ka shfrytëzuar sot një monolog në ERTV, për rritjen alarmante të shifrave të të infektuarve me COVID 19 (82 këtë të martë) për të thënë se do të ndalohen të gjitha llojet e grumbullimeve.

Madje ai ka vajtur edhe më tej duke kërcënuar me gjoba policore ata që marrin individualisht pjesë në tubime përtej numrit të lejuar.

Rama ka theksuar se pas konsultimit me ekspertë anonimë dhe sidomos pas një rrahje mendimi të gjerë dhe shterues me Ogerta Manastirliun do ti thotë ndal tubimeve politike.

“Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi qoftë edhe politik. Ndonëse liria e lëvizjes dhe e shprehjes janë të garantauara, grumbullime me më shume njerëz sesa lejon protokolli i sigurisë do penalizohen nga policia kudo qofte e kushdo qoftë” ka thënë prerë ai (video poshtë).

[video width="472" height="264" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/bandicam-2020-06-16-16-45-26-439-1.mp4"][/video]

Por, duke bërë këtë kërcënim kryeministri haron dy gjëra. Se ai qe i pari që prishi rregullat e distancimit social kur vendosi që me një akt barbar, ende pa mabaruar shtetrrethimi, të shembë godinën e Teatrit Kombëtar.

L’image contient peut-être : 9 personnes, personnes debout, mariage et plein air

E dyta se po të shohësh gjurmimin e shifrave në rritje të të infektuarve, më shumë ato e kanë origjinën nga qendra spitalore Nënë Tereza, e cila është në përgjegjësinë e ekspertëve anonimë që citon Rama, sesa nga vendet ku ka zhvilluar tubime opozita.

Fillimisht Rama i e dënoi Bashën me gjoba pas du mitingjeve kundër shembjes së teatrit dhe atij në Durrës (foto lart). 

Pas këtyre ngjarjeve kryeministri reagoi në Tëttiter: "Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni!"  Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se kjo është papërgjegjshmëri, që Basha e bën për interesa personale.

Por kryedemokrati, u përgjigj se rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë është Ramavirusi. "Pas dy muajve të mbyllur për shkak të koronavirusit të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre është RAMAVIRUSI tha ai dhe vazhdoi axhendën e vet. 

Kjo me sa duket e ka detyruar Ramën që në këtë rikthim në ERTV, me pretekst Covid-in, ta  shfrytëzojë për të friksuar mbështetësit e grumbullimeve të opozitës, të cilët me sa duket nuk i ndaloi dot me ironi dhe shprehje cinike në Facebook.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Kulisat/ Si po luan Rama me "listën Murrizi"

Sa më shumë ditë kalojnë aq më e hapur bëhet loja e Ed Ramës për përdorimin e figurinave të opozitës së re si masha për të penguar koalicionet zgjedhore në garë...

17:41

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI