Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Flasin dermatologët/ Alkoli një dëm për lëkurën

Lapsi.al 2 July 2020
Flasin dermatologët/ Alkoli një dëm për lëkurën

Fundjava vjen shpejt dhe dëshira për t'u "zhytur" në shishen e alkoolit është shpesh e parezistueshme! Por, pirja në mënyrë të vazhdueshme e alkoolit, mund të bëjë "kërdinë" me lëkurën tuaj dhe këtë nuk e themi ne, por specialistët e lëkurës dhe somelierët, gjithashtu!

Nga dehidratimi tek ngadalësimi i procesit të riparimit qelizor, alkooli mund të dëmtojë edhe ngjyrën e lëkurës, kanë treguar studimet e fundit. Ndaj, një sasi e moderuar është gjithmonë një zgjedhje e duhur. Serena Poon është nutricioniste dhe thotë se nëse alkooli pihet në çift, kjo mund të jetë një gjetje fanastike për të reduktuar sasinë e pijes.

"Alkooli pa masë, mund të nxjerrë në pah enët e gjakut të lëkurës suaj, njollat e diellit, sytë e fryrë, rrathët e zinj poshtë syve, e plot detaje të tjera që ndoshta ju nuk i kishit vënë re", thotë Brendan Camp, dermatolog i certifikuar në SHBA. Sigurisht, mënyra më e mirë për të parandaluar efektet negative të pijes në lëkurën tuaj, është që ju të minimizoni sasinë sa më shumë të jetë e mundur...

A është alkooli i keq për lëkurën tuaj?

Alkooli është një diuretik, që do të thotë se rrit prodhimin e urinës së trupit tuaj. "Kjo bën që trupi të shpërndajë ujin e tepërt dhe kripën me një ritëm të rritur", shpjegon dietologu i regjistruar, Tony Castillo. Me fjalë të tjera, është mjaft dehidratues dhe sjell efekte negative në lëkurë.

Lisa Richards, një dietologe e regjistruar thotë se hidratimi i brendshëm është thelbësor kur konsumoni alkool. "Konsideroni të pini një gotë ujë midis çdo pijeje alkoolike. Ka të ngjarë që të shtoni numrin e herëve që shkoni në tualet", thotë ajo, por kjo do ta lërë lëkurën tuaj të hidratuar mirë dhe madje mund të lehtësojë dhimbjet e kokës.

Pijet e larta në nivelin e kripës mund të jenë veçanërisht të ashpra në pamjen tuaj sepse ato janë kaq dehidratuese. Estetistja e famshme dhe infermierja dermatologjike, Natalie Aguilar thotë: "Pijet e kripura mund ta lënë lëkurën tonë jashtëzakonisht të fryrë dhe mund të përkeqësojnë skuqjen. Për të luftuar dehidratimin, përpiquni të përfshini një serum hidratues si acidi hialuronik që është një zgjedhje e mirë gjithmonë".

Përfshini në ritualin e bukurisë suaj një hidratues që përmban një përzierje përbërësish për të rregulluar humbjen e ujit. "Hidratoni lëkurën çdo natë dhe mëngjes pas një nate abuzimi me alkoolin", thotë Richards. Camp ju këshillon të gjeni një hidratues me "vitaminë B, nikotinamide për të qetësuar lëkurën; acidi hialuronik, një humectant që tërheq molekulat e ujit; dhe qeramidet ose lipidet që gjenden natyrshëm në epidermë që ruajnë funksionin pengues të lëkurës".

Të këshilluara

Njihuni me horoskopin për muajin Korrik

Kemi hyrë zyrtarisht në muajin korrik! Pavarësisht, kohëve të çuditshme duke bashkëjetuar me "armikun e padukshëm" dhe koronavirusin çdo ditë, ka diçka që na je...

14:25

Përse duhet përdorur deodoranti i meshkujve

Shumë femra preferojnë të përdorin deodorantin e meshkujve, me pretendimin se është më i fortë dhe “funksionon më mirë”, sipas versionit femëror. Meshkujt djers...

14:19

Shfaqet mbi liqen kisha 1600-vjeçare

Një nga benefitet më të mëdha të izolimit nga Covid-19 ka qenë impakti tek mjedisi që nga pastrimi i ajrit, ujërave dhe natyrës. Gjatë karantinës u duk sikur pl...

16:00

10 gafat më trashanike në filma

Kur shohim filma ndodh që përfshihemi aq shumë sa nuk i vëmë re gabimet. Çdo ndryshim i vogël në pamjen e një karakteri ose në pozicionin e një objekti zakonish...

22:43

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI