Flash

Analiza/ Qeveria po sillet sikur Covid 19 nuk ekziston

Lapsi.al 6 July 2020
Analiza/ Qeveria po sillet sikur Covid 19 nuk ekziston

Në Tiranë ka nisur këtë të hënë transporti publik, ndërkohë që pandemia është në kulmin e rrezikshmërisë së saj. Qeveria shqiptare ndryshe nga çbëri në periudhën mars-maj, po sillet sikur nuk ka më lidhje me Covid 19. Në Facebook-un e Edi Ramës nuk shihen më videot e tmerrshme me të vdekur dhe thirrjet për burg ndaj atyre që shkelin rregullat. Vendin e tyre e kanë zënë investimet marramendëse si ai i aksit Milot-Fier apo i fillimit të tunelit të Llogarasë.

lexo me tej:

Buxheti gropë/ Rama tenton ta mbushë arkën me paratë e krimit

Ky ndryshim paradoksal kursi, nga një shtet policor në një shtet “laissez- faire” e ka një shpjegim dhe ai gjendet tek ekonomia. Ndërkohë që nuk ka fonde për të bërë më shumë tampon testimesh (në këtë kulm pandemie bëhen vetëm rreth 360 për të zbuluar 90 të infektuar) qeveria po sillet sikur është e prirur për investime të mëdha, pasi e vetmja gjë që ajo mund ti dhurojë shqiptarëve është optimizmi.

Për të tjerat arka e shtetit është bosh. Që në fillim të mbylljes ne ishim shteti me ndihmën direkte më të vogël për banorë në rajon, as 1% të Prodhimit të Brendëshëm Bruto, pasi kishim borxhin më të lartë mes fqinjve tanë.

Tani situata është aq keq sa më shumë viktima mund të shkaktojë varfëria sesa pandemia.

Të dhënat e INSTAT treguan se në tremujorin e parë, rritja ekonomike ishte negative prej -2.5%. Në tremujorin e dytë, tkurrja vlerësohet të rezultojë shumë më e lartë. Banka e Shqipërisë paralajmëroi se dhe në dy tremujorët e fundit, ekonomia do të vijojë të jetë me kurbë negative duke iu drejtuar rënies më të madhe që nga viti 1997.

Në këtë situatë financat presin që të ardhurat të bien me 15% dhe nëse shpenzimet e parashikuara mbahen e atyre u shtohen edhe vepra faraonike nga ato që prezanton Edi Rama, defiçiti buxhetor (raporti mes mbledhjes se të ardhurave dhe shpenzimeve) do të shkojë më shumë se 1 miliardë euro, ndërsa borxhi do të arrijë 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Huaja e re/ Ç’thoshte Rama në opozitë për borxhin e Berishës që sot e ka kaluar

Për këtë arsye shteti shqiptar është në situatën më të vështirë që mund të imagjinohet. Dhe pikërisht për këtë qeveria po sillet sikur virusi nuk egziston. Një mbyllje apo izolim i dytë do të ishte i barabartë me falimentimin ndaj mundësia e tij as nuk përmendet. Nëse në mars qeveri mes shpëtimit të jetës apo të ekonomisë zgjodhi të parën, tani po qëndron neutral sepse nuk ka më gjë në dorë të bëjë sa për njërën dhe as për tjetrën.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI