Flash

Hidhet shorti i ligës kampioneve. Kush do ndeshet në Lisbonë

Lapsi.al 10 July 2020
Hidhet shorti i ligës kampioneve. Kush do ndeshet në Lisbonë

Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti i turneut special që do mbahet nga 12 deri në 23 gusht në Lisbonë, për të përmbyllur fituesin e ligës kampioneve që u ndërpre si pasojë e koronavirusit. Po për të njëjtin shkak UEFA ka vendosur që ndeshjet do të luhen pa tifozë sidomos pas ringjalljes së Covid 19 në periferinë e kryeqytetit portugez.

Ky short qe i pafat për italianet në Final eight të Champions League. Atalanta, e vetmja skuadër italiane e kualifikuar në momentin e çerekfinaleve, do të përballet me Psg. Më keq e ka pësuar Juventus, gjithnjë nëse kalon raundin përballë Lion. Bardhezinjtë do tëndeshen me fituesen e Real Madrid-Manchester City (1-2 vajtja), ndërsa për Napolin, që do sfidojë Barcelonën kryqëzim i mundshëm do të jetë me fituesen e Bayern Mynih-Chelsea (3-0).

Një pjesë e skuadrave kanë buzëqeshur, por nuk është rasti i Juve e Napoli Atalanta. Dy të parat, nëse arrijnë në Final eight në Lisbonë duhet të përballen me sfida impenjative. Për bardhezinjtë një mes Real Madrid e Manchester City (skuadra e Guardiolas ka fituar 2-1 në Spanjë), ndërsa të besuarit e Gatusso, nëse kalon katalanasit, është barriera Bayern Mynih imponues 3-0 ndaj Chelsea. Në gjysëmfinale derbi italian i mundshëm, por frika e Juventus është të shohë përballë në katër më të mirët një mes katalanasve e bavarezëve.

Atalanta do të përballojë Psg e pastaj mund të ketë kundërshtarë në gjysëmfinale Atletico Madrid ose Leipzig. Asnjë prej këtyre katër skuadrave nuk e ka fituar kurrë Champions.

CEREKFINALET

(4) Atalanta-Psg

(3) Napoli/Barcellona-Chelsea-Bayern Monaco

(2) Leipzig-Atletico Madrid

(1) Real Madrid/Manchester City-Lione/Juventus

GJYSËMFINALET

Fituesja e cerekfinales 1-Fituesja e cerekfinales 3

Fituesja e cerekfinales 2-Fituese e cerekfinales 4

CHAMPIONS LEAGUE: DATAT E STADIUMET

Cerekfinalet: 12-15 gusht; gjysëmfinalet: 18-19 gusht; finale: 23 gusht. Do të luhet në stadiumet e Lisbonës: da Luz (që do të mirëpresë edhe finalen) e José Alvalade

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI