Flash

Pikat kyçe/ Ku bllofon Rama me prishjen e marrëveshjes

Lapsi.al 16 July 2020
Pikat kyçe/ Ku bllofon Rama me prishjen e marrëveshjes
Rama po përpiqet ti trajtojë si budallej edhe opionionin shqiptar edhe faktorët ndërkombëtarë duke u përbetuar në cdo vend se shumica e tij parlamentare do ta votojë të plotë dhe pa i prekur asgjë marrëveshjen për reforman elektorale që u nënshkrua me garancinë e diplomatëve të huaj në 5 qershor. I vënë me shpatulla për muri për faktin se BE kërkon që ndryshimet të jenë konsensuale, përndryshe pezullojnë fillimin e negociatave, i kapur mat nga qëndrimet e forta të Gjermanisë, i zënë me preshë në duar sepse PS ka firmosur se kjo marrëveshje nuk ndryshohet në mënyrë të njëanshme, kryeministri përsërit në mënyrë të gënjeshtërt se do ta votojë të plotë atë. Lexo me tej: 5 qershori/ Topi ka mbetur në fushën e Yuri Kim Por, projekti i ndryshimeve kushtetuese që Rama ka ndërrmarrë me kllounët e opozitës së re gjoja për të hapur listat, por në fakt për të penguar futjen në koalicion të kundërshtarëve të tij, e hedh në erë paktin e firmosur mes opozitës dhe qeverisë. Përmes një konference për shtyp, numri dy i selisë blu, Gazmend Bardhi, ka treguar pikat konkrete ku ajo që po planifikon Rama, prish marrëveshjen konsensuale që u arrit pas tryezës së gjatë të Këshillit Politik. Drafti i dale prej saj, jo vetëm i parashikon koalicionet, por ai ka të ingranuara edhe ato koalicione ku secila parti merr pjesë me listën e saj. Pikërisht në nenet 19 dhe 36 (shiko tabelën poshtë) të marrëveshjes së arritur me mbështetjen ndërkombëtare dhe të përshëndetur prej tyre del e qartë se Socialistët kanë pranuar të garojnë me koalicione dhe me lista shumë partiake. 9aa51077-cb49-44c5-8a4f-cda8de8ca4c0 “Pra, faktet tregojnë se Edi Rama ka rënë dakord dhe Partia Socialiste ka firmosur më 5 Qershor, që jo vetëm të vazhdohet me koalicionet parazgjedhore, por gjithashtu që një parti politike, pjesë e një koalicioni parazgjedhor, të paraqesë listën e vet të veçantë” tha në konferencën për shtyp Bardhi.

Rama nuk tërhiqet: Do i bëjmë koalicionet si në Gjermani dhe Itali

Por, historia nuk përfundon këtu. Shkelja tjetër që bën Edi Rama kur thotë se ai do të votojë të plotë marrëveshjen, por se askush nuk e pengon PS-së të shtojë përterj saj gjëra që i do shumica e shqiptarëve, është se ai ka firmosur me PD-në se nuk do të bëjë ndryshime pa konsensusin e atyre me të cilët ra dakord në tryezë. Mirëpo duke penguar koalicionet mes partive ai së paku duhet të rishkruaj nenet 19 dhe 36 të dakordësisë së 5 qershorit, pra e prek atë pakt të cilin edhe sot e kësaj dite betohet se do ta votojë të pandryshuar. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI