Flash

Covid-19 Shqipëria e izoluar. Gjithnjë e më pak mundësi për të dalë nga vendi

Lapsi.al 20 July 2020
Covid-19 Shqipëria e izoluar. Gjithnjë e më pak mundësi

Ndërkohë që për shumë vende të BE situata pas Covid-19 po shoqërohet me një hapje graduale, për Shqipërinë izolimi po shtohet. Ambasada gjermane ka njoftuar këtë të hënë mbylljen e zyrës së saj të vizave për një periudhë të pacaktuar. “Prejt ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi. Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj. Prejt ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi. Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj” thuhej në njoftimin e selisë diplomatike Gjermane.

Po ashtu edhe ambasada e SHBA e ka të mbyllur seksionin e saj konsullor. Aplikantëve për vizë në SHBA, i janë kthyer mbrapsht me anë të postës DHL dokumentat e depozituara pranë kësaj konsullate dhe ende nuk dihet kur do të ketë një datë të rifillimit të punës.

Sikur këto të mos mjaftonin, Bashkimi Europian i shtoi më tej masat izoluese duke e renditur Shqipërinë mes vendet që nuk përfitojnë nga lëvizja dhe liberalizimi i vizave. Së paku deri më 30 korrik ne renditemi mes vendeve që nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë. Ky numër duhet t’i korrespondojë nivelit mesatar europian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë.

Ky vendim është marrë dy herë me radhë pas takimit të grupit të punës Këshillit të Bashkimit Europian mbi rishikimin çdo 15 ditë të listës së vendeve të treta për rihapjen e kufinjve të jashtëm tê Bashkimit Europian. Por edhe pas 30 korrikut lirimi i lëvizjes duket pothuajse i pamundur.

Sot jashtë Shqipërie mund të udhëtohet vetëm në Kosovë, në Mal të Zi nëse ke një test pozitiv të bërë dy ditën e fundit dhe gjithashtu në vendet e BE për ata që janë rezidentë me dokumenta në këto shtete.

Por edhe për këta të fundit kërcënimi i ndalimit të lëvizjes është serioz. Guvernatori i Toskanës, Enrico Rossi i ka kërkuar qeverisë së tij ndërprerjen e udhëtimeve me avion nga Shqipëria për arsyen e kthimit të virusit mbrapsht në Itali. Në Toskanë u regjistruan 16 raste të reja, nga ku 14 ishin të huaj, mes tyre 13 nga Tirana dhe një nga Ekuadori dhe për këtë guvernatori Russi ka kërkuar nga qeveria ndërhyrje të shpejtë:"Qeveria gjithashtu duhet të ndërhyjë: në veçanti ministritë e Brendshme dhe Shëndetësisë. Nëse gjurmimi i pasagjerëve dhe mbikëqyrja aktive e tyre nuk është e mundur, do të ketë vetëm një mundësi: bllokimin e fluturimeve direkte", mësohet se ka thënë ai sipas gazetës “Il Giornale”.

Pra sikurse shihet, për shkak të shpërthimit të pandemisë vendi është më i izoluar se kurrë, jo krahasuar me 2011 kur u hoqën vizat por me fillimin e viteve ‘90, kur ishte pothuajse e pamundur të udhëtoje legalisht.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI