Flash

Arrestimet/ Rilindja gjen fajtorin, votat në Durrës i vodhi LSI

Lapsi.al 29 July 2020
Arrestimet/ Rilindja gjen fajtorin, votat në Durrës i vodhi LSI

Arrestimet e komisionervëve të Shijakut pas hetimeve të SPAK për vjedhjen e votave në qarkun e Durrësit po përdoren nga propaganda e rilindjes për të hequr barrën e fajit nga vetja. Menjëherë sapo doli lajmi se, në tre qendra elektorale, të gjithë komisionerët kishin vepruar si bandë e organizuar me urdhër nga lart, për të lejuar votimin fiktiv në emër të personave të tjerë, në portalet e sponsorizuara nga qeveria u botua i njëjti lajm, me të njëjtin tekst dhe me të njëjtin titull (linku poshtë).

Dosja 339/ Futen në burg komisionerët e PS, PD dhe LSI që vodhën votat në Shijak e Durrës

Lapsi.al ka kërkuar në Google me titullin: “Dosja 339/1, si duhen lexuar prangat për 21 komisionerët e Shijakut”, ku ka gjetur me dhjetra herë tekstin e kopjuar me Copy Paste, për të kuptuar se ku do të dalë propoganda e rilindjes me ushqimin që u shpërndan autoparlantëve të saj.

Aty në bazë të një konkluzioni të thjeshtë mbërrihet në përfundimin se votat nuk i ka vjedhur banda e Avdylajve me Vangjush Dakon, por LSI-a me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Arsyetimi që përdoret është i thjeshtë. Në të tre qendrat e Shijakut, përkatësisht ato me numër 1508, 1335 dhe 1336, ku kanë votuar plot 52 persona që nuk gjendeshin fare në Shqipëri, LSI- i ka shtuar votat e saj në krahasim me zgjedhjet e viti 2013. Pra ky konstatim, plus fakti qe shumica e komisionerëve në këto qendra ishin nga opozita e sotme dhe plus pandehma tjetër se ish prokuroria e Krimeve të Rënda, që Rililindja e quan të manipuluar nga opozita, i prishi hetimet e dosjes 339/1, sillen si prova që socialistët nuk i kanë vjedhur votat e qarkut të Durrësit.

BIRN: Kështu u vodhën votat nga komisionerët e arrestuar

Në fakt ky manipulim që mediat e Ramës e shpërndajnë si ushqim për budallej, nuk bind dot askënd. E para, sepse këto 52 vota të hedhura në emër të atyre që nuk kanë votuar, nuk dihet se për kë parti kanë shkuar. Fakti se LSI është rritur, apo se ajo është “ndihmuar” nga komisionerët e PD-së kur dy partitë ishin në betejë të ashpër mes tyre, nuk janë bindëse. Ndonëse askush nuk mund ta vërë dorën në zjarr për virgjërinë e LSI-së në rapport me zgjedhjet, duket se këtë herë mëkatarët kanë qenë të tjerë.

Ajo që ndodhi në Durrës, nuk mund të shihet e shkëputur nga piktura e madhe e krimit elektoral që nxorrën në pah zbulimet e mediave gjermane. “Gjatë përgjimeve ka rezultuar se në muajt pararendës të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2017, klani kriminal i Avdylajve është përfshirë thellësisht në blerjen e votave dhe intimidimin e zgjedhësve në emër dhe bashkëpunim të plotë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialistë, përfshi kreun e bashkisë Durrës, qyteti i dytë më i madh në Shqipëri”, shkroi gazeta “Bild” kur i publikoi përgjimet. Dhe nuk arriti kot në këtë konkluzion.

Kreut i bandës, Astrit Avdylaj, i cili festonte me Vangjush Dakon pas fitores së zgjedhjeve dëgjohet duke komanduar Ivo Doçin, drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Shijak, për ti kërkuar një listë të votuesve demokratë që punojnë tek UKT në Shijak, në mënyrë që Astriti të vijë e t’i shkundë që të votojnë për socialistët sepse në të kundër do të humbasin punen e tyre. Astrit Avdylaj ka rënë gjithashtu në përgjime me kryetarin socialist të  bashkisë Shijak, Ardian Kokomani, me kreun lokal të PS-së Ardian Kokomani si dhe me deputetin e Ramës Ilir Ndraxhit. Ai njërit i kërkon të ndalë fadromat që prishin, se do të humbasin vota, një tjetri i kërkon mbylljen e një punë për një vrasës në hipotekë, ndërsa tregon se ka djeni të plotë për lëvizjet e Dakos dhe të kryeministrit në Zvicër.

Dosja 339/ SPAK po e godet aq fort krimin politik sa po arreston edhe të vdekurtit

Të gjitha këto sollën që PS mori një rezulatat të pa imagjinueshëm në Durrës, falë lidhjeve të saj me eksponentët e krimit. 

Por, për këtë ekspoze mediave të qeverisë nuk u bëhet vonë. Ato përsërisin si papagaj të njëjtin tekst me të njëjtin titull ku pretendohet se votat në qytetin bregdetar i vodhi LSI-a. Dhe kjo për të krijuar alibi në favor të padronëve të tyre. Kjo alibi lexohet qartë në fund të këtij teksti që mund të studiohet nga studentët e gazetarisë si një njollë turpi. Aty thuhet: “Natyrshëm këtu vlen të ngrihen dy pyetje: E para, nëse kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u vu me shpatulla pas muri për thjesht një bisedë telefonike të pa provuar në asnjë shkelje ligjore, a duhet të mbajë përgjegjësi Lëvizja Socialiste për Integrim që të dyshuar për trafik lëndësh narkotike kanë kurdisur rezultat elektoral në 3 qendra votimi duke ja pesëfishuar votat?! E dyta, a ka qenë krijimi i koalicionit PD-LSI menjëherë pas zgjedhjeve të 2017 shkaku përse Prokuroria për Krimet e Rënda e drejtuar nga njerëz pranë Partisë Demokratike nuk e çuan përpara hetimin për të kaluar nga indiciet tek provat dhe faktet duke u mjaftuar me përdorimin politik të një pasazhi bisedash të kryebashkiakut të Durrësit?! 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI